Kritike
Pano Soko: Segmenti i Unazës do kushtojë 20 milionë euro për 1 km rrugë, shumë marramendëse
Në emisionin “Këndi i Pano Sokos”, u diskutua për shumat marramendëse që harxhon qeveria për të ndërtuar një 1 kilometër rrugë në segmentin e Astirit.
Pano Soko thekson se një kilometër rrugë në segmentin e Unazës do kushtojë plot 20 milionë euro, shumë kjo marramendëse.
“Ka kushtuar 60 milionë euro Byppasi i Fierit, një super rrugë. Kurse, segmenti i Unazës do kushtojë 20 milionë euro për një kilometër. Segmenti i Unazës kushton 8 herë më shumë se rrugët moderne që janë bërë më përpara. As në Dubai nuk ndërtohet për 20 milionë euro për 1 km rrugë.Rama të na e ndërtojë rrugën me fildish, se kështu i bie, aq kosto ka, sikur rruga të jetë prej fildishi. Qeveria çon para për rrugë me kosto marramendëse dhe le të varfërit të varfërohen më shumë. Rinia është shkatërruar dhe mbi 80 përqind duan të ikin, sepse nuk shikojnë të ardhmen këtu”, deklaroi Soko.