Kryesore
Djali i Sokol Olldashit në krah të Berishës / Firmos peticionin për referendum në PD
Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike me anë të një peticioni ka kërkuar referendum brenda partisë për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kërkesa u është drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe Kryesisë së PD.
Ajo që bie në dy është ndërmjet 30 anëtarëve të Kryesisë së FRPD që kërkojnë referendum për përjashtimin e Berishës, është edhe djali i të ndjerit Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, i cili është i 9 në peticion.