Lidhu me ne

Kioske

11 analistët e Ramës dhe Bashës, kundër Berishës

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mjafton një vëzhgim i thjeshtë, mbi atë çka raportohet në media, në portale apo edhe televione, për të kuptuar se cilët janë të gjitha mediat e kontrolluara nga Edi Rama që po i shërbejnë Lulzim Bashës. Por edhe analistët e kryeministrit që janë vënë në dispozicion të sulmit kundër Sali Berishës, të cilëve u janë bashkuar edhe disa emra që janë në krah të Lulzim Bashës.

Kjo qartazi konfiguron një koordinim mjaft të mirë të dyshes Rama-Basha, këtë herë në funksion të një sulmi kundër Sali Berishës.

Le t’i shikojmë një e nga një.

Sulmet kryesore ndaj Sali Berishës bëhen nga Mustafa Nano, i cili përshëndet aktet e Lulit dhe e quan Lulin lider pas “vrasjes” së Berishës.

“Opozita e dashuruar me pushtetin”/ Nano: Një mandat i tretë me Ramën do ishte i neveritshëm

Pas tij vjen Mero Baze. Një nga analistët kryesorë të kryeministrit Edi Rama, i cili mbështet hapur Lulzim Bashën në aktin e tij.

mero baze

Më tej, vjen Frrok Çupi, një nga njerëzit që e shikon PD-në, si një forcë armike.

Në fakt Frroku, i kompleksuar nga ajo çka mendon, duket qartazi se është në shërbim të linjës së Lulzim Bashës, kundër Berishës.

Nga Frrok Çupi/ Media, kush provon t’i kundërvihet mafies, do të vritet

Më tej bie në sy Baton Haxhiu. Njeriu i Edi Ramës, krahu i djathtë i tij.

Haxhiu analizon gabimet e PD/ ‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’

Mediatikisht dhe në publik ka dalë edhe Robert Rakipllari, i cili mund të quhet më afër qeverisë. Njeriu i Irfan Hysenbelliut, njeriu i lidhur me biznese me kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër Mentor Kikia. Një nga ish-drejtuesit e Top Channel, një media kryesisht e rreshtuar ashpër kundër Berishës, po i shërben më së miri Lulzim Bashës.

Gazetari Kikia për zgjedhjet PD: Shikoj një të ardhme me sherr të brendshëm

Adri Nurellari, një tjetër ish-këshilltar i Hashim Thaçit, si në rastin e Baton Haxhiut, është rreshtuar kundër Sali Berishës.

Mesa duket nën komandën e Ramës, për të pasur një qasje të ashpër ndaj Berishës dhe një mbështetje të fortë për Lulzim Bashën.

Nuk nguron as Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH, një nga njerëzit që më shumë sesa në një pozicion politik, tashmë është kthyer në një analist televiziv. Duke marrë një pozicion të fortë kundër Berishës dhe mbështet hapur Lulzim Bashën.

Por, pas Fatos Klosit një emër tjetër që duket se është pro largimit të Sali Berishës dhe mbështet Lulzim Bashën është edhe Enton Abilekaj. Ish-zëdhënësi i Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste, i kthyer në një mbështetës të Ilir Metës dhe LSI-së, që tashmë ka probleme me Lulin. Por, Abilekaj si një socialist i vjetër, qartazi duket të jetë kundër Sali Berishës.

Enton Abilekaj e thotë hapur/ Jam i detyruar të marr pamje nga ERTV

Pas tyre janë rreshtuar edhe dy figura qesharake.

I pari është Fitim Zekthi. 

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dhe i dyti është Agron Gjekmarkaj.

Ky i dyti duket tamam si një “klloun cirku”, për shkak se ka qënë njeriu më i ashpër kundër Lulzim Bashës. Ka me dhjetëra e qindra shkrime kundër Lulit. Dhe sot për shkak se i dha një mandat deputeti, pra një “kockë” Gjekmarkajt, ai është kthyer kundër Berishës.

Në fakt nuk çudit njeriu i cili ka qënë një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës dhe i përdorur prej tij kundër Lulit dhe tani përdoret sërish kundër Berishës.

Pra, qartazi nëse shikojmë këta 11 emra, duket se shumica janë personazhe mediatikë, stoikë, kundër Partisë Demokratike. Njerëz që kanë luftuar ashpër kundër Berishës, por edhe ai kundër tyre. Dhe tashmë disa prej tyre, nën komandën e kryeministrit Rama vahdojnë betejën me Berishën. Megjithëse kryetari i PD-së është Lulzim Basha.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dhe analistët e Lulzim Bashës, nga ana tjetër bashkohen me ta kundër Berishës.

Pra, një linjë, një rrjet gazetarësh të përdorur nga dyshja Rama-Basha, në funksion të qëllimit të tyre për të goditur Berishën, për t’i hapur nesër mundësinë e bashkëqeverisjes Rama-Basha, i cili është dhe qëllimi final i gjithë sulmit mediatik që po përdorin analistët e dyshes së Rilindjes dhe Republikës së re kundër ish-kryeministrit të vendit, i cili duket qartazi se është pengesa kryesore PD-PS.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix15 orë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix15 orë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix16 orë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar16 orë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix16 orë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Mix17 orë më herët

Gruaja e Adam Sandler luan në shumë nga filmat e tij?

Prej më shumë se dy dekadash, filmat e Adam Sandler fshehin një detaj të bukur që pak fansa e dinë:...

Mix17 orë më herët

Princ Harry nuk qenka shumë i lumtur që Meghan Markle përdor fëmijët për reklamë

Zërat thonë se princ Harry “nuk është shumë i lumtur” me Meghan Markle-in, që përdor fëmijët e tyre për të...

Radar17 orë më herët

Rama: Më 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin....

Radar17 orë më herët

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet...

Facebook