Lidhu me ne

Mix

Met Gala 2021/ 6 momentet kyç të këtij eventi

Met Gala, më në fund nisi në New York të hënën në mbrëmje. Ngjarja, e mbajtur zakonisht të hënën e parë në maj, u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19 dhe u riplanifikua këtë vit për të njëjtën arsye.

Ngjarja e vitit 2021 ishte me temën “Pavarësia Amerikane” dhe e moderuar nga këngëtarja Billie Eilish, sportistja Naomi Osaka, aktori Timothée Chalamet dhe poetja Amanda Gorman.

Ngjarja vjetore, e cila është një leksik i modës, këtë vit është më haptazi politike. Duke u ndalur në një përzgjedhje që stilistët kanë bërë për veshjet e artsitëve.

‘Taksoni të pasurit’ i AOC

Në mënyrë tipike, politika e modës është një biznes delikat, me ngjyrë ose model të përdorur për të përcjellë një mesazh. Kështu ndodhi me pjesën e përparme të veshjes së kongresmenes Alexandria Ocasio-Cortez në paraqitjen e saj të parë në Met Gala. Në pjesën e prapme të saj, mesazhi ishte me zë të lartë dhe i qartë: “Taksoni të pasurit” i shtypur me shkronja të theksuara dhe të kuqe.

BENNIFER

Ribashkimi i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka shkaktuar kënaqësi të konsiderueshme, nostalgjike. E veshur me Ralph Lauren, veshja e Lopez ishte gjithashtu një ngacmim kujtese, me një dekolte të thellë që fshihej në fustanin e saj Versace Oscars dhe një kapelë kauboj që përshatej. Shoqërimi i Lopez me kapele kauboji paraprin Affleck – ajo veshi një të tillë ngjyrë krem në VMA 1998, me Mark Wahlberg në krahë.

Me puthjen e tyre, me maska të vendosura, ata thyen rregullat e përhapjes së Covid, por sapo lane një gjurmë të madhe në historinë e Met Gala

Frank Ocean dhe ‘foshnja e tij’

Frank Ocean solli një kuptim të ri “të të sjellurit fëmijën në një ditë pune”. Një foshnje robotike, koka e të cilit dukej se lëvizte me dëshirën e tij, duke takuar fotografët me një shikim të çeliktë dhe të tmerrshëm.

Frank, nuk është i huaj për absurdizmin e tapetit të kuq. Këtë vit, lidhja midis një foshnje me ngjyrë të zbehtë dhe temës së gala’s America nuk është ende e qartë.

Kim Kardashian West mbulohet

Kim Kardashian West u shfaq me një veshje tërësisht të zezë, me fytyrën e saj plotësisht të mbuluar. Pamja e parë, e projektuar nga Balenciaga, nxiti spekulimet se Kim ishte ribashkuar me ish-partnerin e saj Kanye West.

Kjo, me sa duket, ishte thjesht një provë, pasi veshja e saj e Met Gala ishte projektuar nga vetë West.

Billie Eilish

Billie Eilish-një nga katër bashkë-prezantuesit e këtij viti-i bëri homazh Old Hollywood-it me një fustan të Oscar de la Renta.

Ajo erdhi me një paralajmërim, megjithatë: që shtëpia e modës të ndalojë përdorimin e lëkurës së kafshëve. “Më duket tronditëse që veshja e tyre nuk është plotësisht e jashtëligjshme në këtë pikë në 2021-in,” tha Eilish – i cili është një vegane dhe aktiviste e të drejtave të kafshëve .

Forca e Simone Biles

Simone Biles, me një fustan argjendi, me kristale që peshonin deri në 40kg. Ndërsa gjimnastja tregoi forcë të konsiderueshme për të qëndruar në këmbë. Ajo pati një ekip prej gjashtë personash që e ndihmuan në hapat endërlikuar.

MË TEPËR

Temporal5 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar6 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike8 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet8 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske9 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar10 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar10 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar10 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook