Mix
Publikohet traileri zyrtar i “Diana : The Musical”

Kompania “Netflix ka publikuar trailerin zyrtar të ‘Diana: The Musical’, të regjisorit Christopher Ashley.
E xhiruar në vitin 2020 në Teatrin Longacre të Broadway, ‘Diana: The Musical’ përmban kastin origjinal të Broadway : Jeanna de Waal( Diana), Roe Hartrampf ( Princ Charles), Erin Davie ( Camilla Parker Bowles) dhe Judy Kaye ( Mbretëresha Elizabeth). Muzikali do të flasë për Princeshë Diana-n dhe takimet e saj të para me familjen mbretërore. Premiera do të mbahet më 1 tetor.