Mix
Kim Kardashian veshur sipas modës së fundit

Kokë e këmbë në kuptimin e parë të fjalës, Kim Kardashian u vesh me lëkurë të zezë. Çizme të zeza me takë, veshje të zezë, pardesy të zezë dhe fytyrën totalisht të mbuluar. Ah po, kishte lënë hapur vetëm sytë përmes dy zinxhirëve, për të parë rrugën ku hidhte këmbët.

Kim Kardashian nuk ka dhënë asnjë shpjegim për zgjedhjen e saj, por zhurmën e bëri. Ajo ka mbërritur në një hotel në New York për të qenë e pranishme nesër në Met Gala.
Pamja kësaj radhe nuk i ngjan asaj të të zakonshmes Kim që kujdeset të tregojë pikat e forta të trupit. Këtë herë nuk duket asgjë. Madje duket si të luante një film horror. Ama për të qenë e mbrojtur nga virusi, është totalisht. Asnjë cep i fytyrës zbuluar. Ku i dihet, ndoshta kjo është edhe arsyeja e kësaj zgjedhjeje, veç modës.