Lidhu me ne

Temporal

Fati i Berishës ndërroi në Majin e vitit 2017, tani thjesht u jetësua

Nga Ben Andoni

Për hir të së vërtetës, fati i Berishës u paracaktua, me sa duket, qysh në mesnatën e mes-Majit 2017, kur Rama e Basha, dy kryetarët e PS dhe PD, partive të mëdha, në bisedimet e tyre kokë-më-kokë i shkuan një hullie, pasojë e të cilave ishte marrëveshja politike e pafirmuar, që po e shohim të zbardhur për çdo ditë. Asokohe, pas një krize të madhe artificiale politike disa javore, kjo ishte oferta më e mirë që mund ta çlironte disi tensionin politik të atij viti, krijuar nga PD. Në takimin “e beftë” të kryetarëve, që dukej se ishte përgatitur më parë, gjërat ishin të ditura. Ndaj, kur dolën jashtë Kryesisë së Kuvendit patën shumë pak gjëra të ndanin. Basha nuk ishte më ai i ashpri, që nuk e pranonte kryeministrin Rama për asgjë dhe e sulmonte me çdo gjë. Kurse Rama doli disi i zvogëluar dhe me duar në xhepa, por dukshëm i rehatuar që ia hodhi paq.

Qysh më 17 Maj 2017, fati i Berishës dukej i paracaktuar. Nga ajo ditë, Edi Rama është forcuar në PS dhe ka fituar siguri të madhe nga pohimi nënzë i Bashës për largimin e Berishës, kurse PD-ja u eklipsua pak e nga pak nga të zgjedhurit rishtarë të kryetarit demokrat, duke e përdorur kinse forcën dhe ndikimin e Berishës. A i kishte mesazhet e caktuara Berisha…? Mbase jo mesazhet por paralajmërimet, po. Fill pas disfatës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017, Sali Berisha me nuhatjen dhe logjikën e tij e akuzoi dhe e përfoli këtë fushatë të Lulzim Bashës, ndërsa i konsideroi këshilltarët e tij si mizerabël. Analisti Shaban Murati mendon dhe e përcakton këtë takim si “Trieste 3”. “Kjo është marrëveshja e fshehtë kokë më kokë midis kryetarit të PS, Edi Rama, dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, në maj 2017 për qeverisjen e përbashkët të përkohshme dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë demokrate të Sali Berishës”, shprehet ai. Marrëveshja nuk iu raportua kurrë e plotë partive respektive dhe e përsërisim nuk është zbardhur kurrë.

Marrëveshja Rama-Basha, ja ministrat dhe drejtoritë që merr opozita
Basha i refuzoi ftesën publike, Rama nuk i ndahet: Pse për ty janë më të  rëndësishëm Saliu dhe Iliri? Shqiptarët duan bashkim...Sondazhi i OPINION/ A duhet një takim Rama-Basha? Çfarë mendojnë qytetarëtRama 'qokë' Bashës? Vëllai i kreut të PD merr licencën për hapjen e një  shkolle private - Shqiptarja.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix10 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix12 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike12 orë më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet12 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix13 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar13 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix13 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix13 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar13 orë më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Facebook