Mix
Britney Spears është zyrtarisht personi më me ndikim në botë për vitin 2021

Ylli i popit, Britney Spears u rendit e para në sondazhin e këtij viti të “TIME”. Në sondazhin e zhvilluar si çdo vit tjetër për lexuesit e një prej mediave më me ndikim në botë, artistja mori 1.8 milion vota dhe është zyrtarisht personi më me ndikim në botë për 2021-in.
Kjo renditje nuk është aspak çudi edhe për faktin se gjithë bota i doli në krah me zhvillimin e një fushate, udhëhequr nga fansat e saj për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare të së atit
Punonjësit e Kujdesit Shëndetësor u renditën në vendin e dytë me 3.1% të votave. Ndërsa fituesit e vendit të tretë janë Zhvilluesit e Vaksinave, të cilët morën 2.5% të votave të lexuesve.
Grupi korean BTS mori vendin e katërt me 2.1% të votave.