Kryesore
Berisha: Unë e mund Ramën në zgjedhje, Basha jo
Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i sigurt se është në gjendje ta mundë kryeministrin Edi Rama në zgjedhje, kurse kreu aktual i PD, Lulzim Basha jo.
I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Berisha thotë se PD është në pikën më kritike të saj, por një opozitë sovrane mund të fitojë zgjedhjet kurdo.
“Unë po çuditem si e pyet. Jashtë çdo lloj diskutimi. Po si fitoi kundër Berishës, Rama?! U përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi, ai që drejtonte fushatat e Ramës ishte gjeniu i fushatave negative.
PD është në pikën më kritike të saj. Partia Demokratike numëron sot 74 mijë vota më pak se më 2013-tën dhe është alarmuese kjo për demokratët. Nëse Rama qeveris në këtë mënyrë, përgjegjësia është edhe e jona.
Unë e mund Ramën, Basha jo. PD ka mbi të gjitha interesin kombëtar, ka reaguar për Kosovën dhe Open Balkan, që janë kryesisht antikombëtar. Një opozitë sovrane mund të fitojë zgjedhjet kurdo, por një opozitë josovrane nuk fiton kurrë zgjedhjet”, deklaroi Berisha.