Kioske
Vrasja e vajzave dhe e grave fillon që te pragu i shtëpisë së prindërve!
Nga Anika Dokle

Prandaj thonë, se qajnë dhe trarët e shtëpisë kur lindin vajzat…
I strapacojnë me punë shtëpie ndryshe nga djemtë, u ruajnë “cipën” për cipëplasurit, nuk i shkollojnë dhe i martojnë të parritura akoma me turlilloj psikopati.
Pastaj, “zhgërryhen” televizioneve duke bërë melodrama e duke fajësuar gjykata.
Vrasja e vajzave dhe e grave fillon që te pragu i shtëpisë së prindërve!