Mix
Çift në serial dhe në jetën reale, martohen aktorët e “Hercai”

“Hercai”, seriali që në Shqipëri transmetohet me titullin “Rejan’ është një prej serialeve që ka thyer rekorde botërore dhe që aktorët kanë marrë një popullaritet të jashtëzakonshëm.

Oya Unustasi dhe Ahmet Tansu Tasanlar, dy aktorët që luajnë rolet e Gonyl dhe Azat në këtë serial si çift, janë dashuruar dhe në jetën reale. Dy aktorët i kanë dhënë fund beqarisë në një dasmë shumë të veçantë, ku të ftuar kanë qenë aktorë shumë të famshëm, si Engin Akyurek apo muzikanti Toygar Isikli, të cilët ishin dhe dëshmitarët e celebrimit.

Kujtojmë se Ahmet Tansu Tasanlar ka luajtur me Engin në “Dashuri dhe diamante” dhe kanë ruajtur shoqërinë prej vitesh.

Aktorja kishte zgjedhur një fustan sirienë e ndërsa aktori pantallona të zeza dhe xhaketë të bardhë. Mes të ftuarve ka qenë dhe aktorja protagoniste Ebru Sahin (që luan rolin e Rejanit) me të dashurin e saj dhe shumë prej kastit të serialit, por nuk ka qenë aktori Akin Akınözü, nuk dihet nëse nuk është ftuar apo nuk e ka pasur të mundur të jetë i pranishëm.




