Aktualitet
Ristani: PD në situatë të rrezikshme, Basha në korrupsion financiar me Ramën prej vitesh
Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani ka paralajmëruar se Partia Demokratike mund të ndahet më dysh.
Sipas Ristanit i ftuar në Report tv, se kryetari i Partisë Demokratike Basha ka vepruar si hileqar në largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
‘Basha nuk zhgënjen, vepron natën, në momentin e fundit dhe atëher kur nuk pret. Është një hileqar, që e ka praktikë këtë punë. A zgjodhi Basha mes SHBA dhe Berishës apo ishte prap një vendim hileqar?!
Vendimi Bashës është nul, pasi nuk mund të merrej personalisht.’– tha Ristani.