Radar
Berishën e përjashtoi Aurela dhe kunati

Ka një informacion, jo pak të besueshëm, se ndëshkimi ndaj Sali Berishës ka ardhur pas konsultimeve të forta që Lulzim Basha ka bërë me bashkëshorten e tij, Aurela Basha dhe me kunatin e tij, Erion Isufi.
Pra, ndëshkimi për Berishën ka ardhur nga Aurela Basha dhe Erion Isufi, bashkëshortja dhe kunati i Lulzim Bashës.

Kreu i Partisë Demokratike nuk u konsultua me askënd, nuk mblodhi asnjë strukturë, asnjë person nuk ka qënë në dijeni të vendimit.
Luli dje ka shkuar në seli rreth orës 20:00, ka transmetuar një video të regjistruar një ditë më parë. Pra, video është reagjistruar ditën e mërkurë në datën 8 shtator, e cila është ruajtur dhe më pas në konfidencialitet të plotë, nga Erion Isufi dhe kompania e tij, e cila bën dhe përpunimin e imazhit të Lulzim Bashës, është futur në transmetim.
Basha nuk ka takuar asnjë njeri. Të vetmit persona me të cilët është konsultuar, janë Aurela Basha dhe Erion Isufi.