Kryesore
Berisha luftë frontale me Lulzim Bashën: Pazari Rama-Basha do të çmontohet me çdo kusht!
Sali Berisha nuk ndalet, që prej momentit kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.
Ai është pritur nga simpatizantë jashtë dyerve të Kuvendit, ku ka premtuar se do të “çmontojë” pazarin Rama-Basha.
“Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha, në kurriz të votuesve shqiptar dhe duhet cmontuar. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore.
Demokratët shqiptar, me dinjitet, vendosmëri, do të dinë të vendosin PD-në në piedestal.
Do të ndërmarr cdo nismë ligjore, statutore, brenda PD, për rikthimin e saj në piedestalin që kërkon.
Unë jam anëtar i Grupit parlamentar të PD. Kompromisi Rama-Basha është nul.
Pazar prapa shpine ndaj një force politike.
Do të jetë shumë e afërt dita kur PD, të rifitojë të gjithë forcën, vendosmërinë, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën dhe pazaret e fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë”, tha Berisha.