Radar
Përjashtimi i Berishës/ Deputetët që mbështesin vendimin e Bashës

Katër janë anëtarët e grupit parlamentar të PD-së pro Lulzim Bashës që përjashtoi Sali Berishën.
Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj kanë mbështetur vendimin e kryedemokratit.
“Se do njeri më shumë se Basha, Sali Berishën, por ky është vendim i detyruar”, u shpreh Sula gjatë debatit në selinë e blu, pasi kryedemokrati i njoftoi deputetët për vendimin.
Shtatë deputetë të grupit parlamentar ishin hapur kundër këtij vendimi; Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.