Kioske
S’kanë faj njerëzit që ecin rrugëve si të “tronditur”.
Nga Agron Hoxha

Në mëngjes u bëra rjë “krehje” të lehtë portaleve tona kryesore.
Ç’të lexosh!?
Lajme vërtetë tronditëse:
– Trondit mjeku i njohur shqiptar…
– Trondit mjeku i njohur grek…
– Fauci trondit botën…
– Trondit psikologu…
– Trondit sizmologu…
– Trondit astrologu…
– Berisha trondit politikën…
– Spiropali trondit Kamzën…
– Balla trondit Elbasanin…
– Marku trondit PD-në…
– Dëshmia tronditëse e të riut…
– Dëshmia tronditëse e afganit…
– Tronditet bota e artit…
– Tronditet bota e sportit…Tronditje pa fund… S’kanë faj njerëzit që ecin rrugëve si të “tronditur”.