Lidhu me ne

Mix

Një në dy gra nuk arrin dot orgazmën

518 Goodnight Kiss And Couple Stock Photos, Pictures & Royalty-Free Images  - iStock

Njerëzit janë të rezervuar kur është fjala për seksin, megjithatë specialistët e fushës flasin shpesh për hendekun e kënaqësisë në raportin meshkuj-femra. Mediat i portretizojnë femrat si avangardë sa i përket seksit, duke e bërë të natyrshme dëshirën seksuale të grave dhe duke ndihmuar në thyerjen e mitit se gratë nuk lodhen kurrë nga monogamia.

Ashley Madison, platforma online me mbi 70 milionë abonentë në mbarë botën që kërkojnë lidhje dashurie jashtëmartesore, kontribuon në njohjen e kësaj fushe dhe, falë një sondazhi të fundit, zbulon se gratë do të bënin gjithçka për të përjetuar një raport seksual të kënaqshëm.

Të dhënat e mbledhura duke intervistuar abonentët meshkuj dhe femra të Ashley Madison zbulojnë dallime të theksuara dhe pabarazi gjinore sa i pëket kënaqësisë seksuale. Ndërsa 43% e burrave besojnë se partnerja e tyre arrin orgazëm gjatë marrëdhënieve seksuale, vetëm 18% e grave ia dalin.

Eksitimi femëror, njësoj si te mashkulli, ndikohet nga rutina: është shumë e vështirë për gratë të mbajnë në të njëjtin nivel orgazmën dhe eksitimin, duke pasur gjithmonë të njëjtin lloj stimulimi – komenton për La Repubblica psikologia Marinella Cozzolino, presidente e shoqatës italiane të seksologjisë – te meshkujt, një rutinë e caktuar është funksionale për ruajtjen e ereksionit, është një zakon që jep qetësi. Përkundrazi, grave, për t’u eksituar u duhen stimuj të rinj dhe të ndryshëm. Gratë gjithashtu kanë tendencën për të sjellë emocionet e përjetuara gjatë ditës ‘në shtrat’. Shumë shpesh kjo ndikon në mënyrë negative duke shkaktuar një shkëputje jo fiziologjike por emocionale dhe, rrjedhimisht, mungesë orgazme”.

Gënjeshtrat qëndrojnë në themel të shumë marrëdhënieve pa orgazmë, por të flasësh për to me partnerin nuk të çon gjithmonë në rezultatet e dëshiruara. Në fakt, vetëm 35% e grave që i kanë zbuluar fantazitë e tyre erotike partnerit të tyre vërejnë një përmirësim në jetën e tyre bashkëshortore. Të dhëna të tjera të mbledhura nga Ashley Madison treguan se 64% e grave ndiheshin të neglizhuara në martesë dhe se 44% pranojnë se mungesa e interesit dhe e marrëdhënieve të shpeshta seksuale janë bërë shkak për ndarje.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook