Lidhu me ne

Radar

Coronavirus / Çfarë është testi PCR ?

Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit?

Analizat për të parë, nëse jeni prekur apo jo nga SARS-CoV-2 janë kushti kryesor për parandalimin e pandemisë. Por sa herë duhen bërë analizat dhe kush duhet të kontrollohet?

Ukraine Ivano-Frankivsk | Coronatests

Në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizash për kontrollin e virusit të coronës. Në fund të muajit korrik në të gjithë botën ekzistonin 270 produkte të ndryshme që përdoren për të bërë analizat. Ato ndahen kryesisht në tre grupe: analizat e PCR, analizat serologjike (ELISA) dhe analizat antigjene.

Analizat e PCR

Analiza nëse dikush është infektuar dhe mund t’ia ngjisë virusin edhe të tjerëve bëhet kryesisht me metodën e reaksionit zinxhir të polimerazeve (PCR), një enzymë që krijon polimere të caktuara, sidomos ADN. Po ashtu ekzistojnë të ashtuquajtuarat analizat e amplifikimit të ADN-së, që funksionojnë ngjashëm si analizat e PCR.

Në të dy rastet pacientit i merret prova e pështymës në gojë me ndihmën e një copëze pambuku. Edhe kollitjet nga thellësia e mushkërive janë të përshtatshme për të marrë provën.

Një pjesë e caktuar e genotipit, një lloj gjeni i caktuar, i marrë nga prova shumohet disa herë dhe në fund një proces biokimik me emrin Agarose-Gelelektrophorese përcakton, nëse gjenotipi i virusit ndodhet në provë. Nëse gjenotipi gjendet në të, atëherë pacienti është i infektuar. Nëse gjenotipi nuk ndodhet aty, kjo nuk do të thotë se pacienti nuk është i prekur. Mund të ndodhë që virusi të mos ndodhet në provën e pështymës, e megjithatë të ndodhet diku nëpër trup.

Kjo mbase shpjegon pse në raste të caktuara pacientë me COVID-19, që mendojnë se janë të shëruar, dalin më vonë të infektuar kur u bëhen analizat e PCR. Ka mundësi që në këto raste virusi të ketë qenë prezent gjatë gjithë kohës, megjithëse nuk është gjetur në provë.

Deutschland Coronavirus - Covid-19 Test in Berlin

Mjeku i sëmundjeve infektive në spitalin Charité të Berlinit, Christian Drosten, thotë se kjo do të ishte sikur të dije të kapje në një liqen peshkun e artë duke përdorur rrjetë peshku. Kur nxjerr rrjetën nga uji dhe sheh që nuk ka peshk në të, nuk do të thotë se peshqit nuk ndodhen në liqen.

Analiza të shpejta të PCR

Analizat tradicionale të PCR duhet të bëhen në një laborator. Shpesh ato bëhen me shpejtësi të madhe, sepse në të njëjtën kohë bëhen mijëra analiza. Kjo do të thotë që zakonisht pacienti merr përgjigje pas disa orësh, ose pas disa ditësh. Më shpejt bëhen analizat e ashtuquajtura analiza të shpejta të PCR. Prova në këtë rast nuk dërgohet në një laborator qendror, por analizat bëhen në vend me pajisje ambulante. Këto pajisje mund të përmirësohen aq shumë saqë rezultati është gati pas treçerek ore. E keqja e kësaj analize është se pajisjet nuk arrijnë të bëjnë më shumë se 80 analiza në ditë.

Analizat e antigjenit

Këto analiza të shpejta kanë dalë në treg para disa javësh, dhe janë shumë të lehta për t’u përdorur, pothuajse si kontrollet e shtatzanisë. Edhe në analizat e antigjenit merret prova nga pështyma. Kërkimi i virusit bëhet me metodën e immunoassay-it fluoreshent (FIA). Këto analiza e japin rezultatin brenda një çerek oreje duke treguar nëse një pacient është i infektuar akut dhe është ngjitës. Megjithatë analizat e antigjenit nuk janë aq të sakta sa analizat e PCR. E mira e tyre është se vihen lehtë në dispozicion dhe krijojnë mundësinë për t’u përdorur në vend.

Analizat e gripit që funksionojnë sipas të njëjtit parim, arrijnë ndjeshmëri diçka më shumë se 50 përqind, dhe saktësi prej 99 përqind. Kjo do të thotë se një në dy persona të infektuar, identifikohet si i tillë. Një në 100 persona të testuar, pati dalë gabimisht me rezultat pozitiv.

Megjithatë gjithnjë e më shumë mjekë preferojnë përdorimin e analizave të antigjenit, sepse shpresojnë se kështu mund të zbulojnë gjithnjë e më shumë të infektuar, sepse analizat kanë rezultate të sakta sidomos kur pacientët kanë ngarkesë të madhe virusi. Ky është dhe momenti kur një Superspreader mund të infektojë të tjerët.

Në pjesën më të madhe të vendeve, përshembull në Gjermani, analizat e shpejta nuk janë falas. Meqenëse sipas ligjit për mbrojtjen nga infeksioni të gjithë të sëmurët me SARS-CoV-2 janë të detyruar të lajmërohen, analizat duhet t‘ i bëjnë vetëm mjekët.

Dëshmi për një infeksion në të kaluarën

Analizat serologjike (ELISA) tregojnë për antitrupat që ndodhen në gjak, sepse i ka nxjerrë sistemi imunitar për të luftuar virusin. Kjo do të thotë se trupi ka pasur ndërkohë një reaksion imunitar kundër infeksionit me një virus të caktuar. Për këtë personi që kontrollohet duhet të japë një provë gjaku. Analizat bëhen në laborator.

Ndërkohë prodhuesit kanë nxjerrë një analizë të shpejtë sipas këtij parimi, megjithatë analizat duhen bërë nga një mjek. Për këtë mjaftojnë disa pika gjaku, njësoj si gjatë kontrollit të diabetit, që futen në një aparat matës bashkë me solucionin amortizues.

Deutschland Corona-Teststelle am Flughafen Schönefeld

Nëse në gjak ndodhen imunoglobinat tipike për SARS-CoV-2, lgM dhe lgG atëherë prova ngjyroset. Një rezultat pozitiv do të thotë se personi ka kaluar një infeksion corone dhe ka zhvilluar një imunitet të caktuar. Por, edhe mund të mos jetë kështu. Sepse pothuajse të gjitha testet e antitrupave „reagojnë kryq”, thotë Drosten.

Disa prodhues premtojnë se tek produktet e tyre kjo nuk ndodh. Mund të ndodhë që dikush që ka dalë me rezultat pozitiv, të ketë pasur një virus tjetër, përshembull një të ftohtë, por jo infeksion me SARS-CoV-2.

Kur dhe kush ia vlen të bëjë analizat?

Analizat e PCR dhe të antigjeneve janë të rëndësishme për të gjetur nëse pacientët dhe personat që kanë qenë në kontakt me ta janë të infektuar dhe në çfarë forme karantine duhet të vendosen: A mjafton që t’i japësh një personi që ka qenë në kontakt një ndalim qarkullimi dyjavor, duke pasur kontakt me anëtarët e tjerë të shtëpisë, apo i duhet dhënë izolim total?

Analizat ELISA janë një udhëzues i rëndësishëm për epidemiologjinë për të parë sa vetë kanë pasur një infeksion dhe nuk e kanë ditur dhe nëse kanë arritur dikur një imunitet të caktuar grupi.

Kjo mund të ndihmojë politikanët të lehtësojnë kufizimet e bëra për coronën. Analizat mund të ndihmojnë edhe ata persona që kanë qenë të sëmurë me COVID-19, ose ata që kanë bërë vaksinën e re, për të kontrolluar imunitetin.

Klinika të ndryshme universitare gjermane kanë filluar të bëjnë studime gjatë të cilave ato kontrollojnë me analizat ELISA pjesëmarrës të zgjedhur sponatinisht nëse kanë infeksione që nuk i dinë, për të mësuar më shumë për mënyrën se si vepron virusi.

Një nga virologët më të njohur, Prof. Christian Drosten

Strategjitë e vendeve të ndryshme për analizat

Vende të ndryshme të botës sillen në mënyra të ndryshme me analizat e coronës. Arsyet për këtë janë të shumëllojshme: Ndryshime në eficiencën e sistemit të shëndetësisë, prania e analizave dhe ndryshimet në kapacitetin e laboratoreve kanë luajtur rol po ashtu si pyetja, sa seriozisht u morr rreziku që në fillim.

Kështu për shembull Korea e Jugut, që pati mësuar nga përvojat e epidemisë SARS në vitin 2002, ka qenë një nga vendet që filloi shumë herët të bëjë kontroll sistematik të njerëzve, edhe të atyre që nuk kishin simptoma, dhe vazhdoi ta bëjë këtë edhe kur numri i rasteve ishte krahasimisht i ulët.

Gjermania është një nga vendet që bën shumë analiza, por kryesisht për personat që kanë patur kontakt me të infektuarit dhe tregojnë simptoma. Vende të tjera, si SHBA, janë duke ngritur masivisht kapacitetet e analizave. Sidoqoftë, atje pandemia ka ecur shumë përpara dhe numri i rasteve është shumë i lartë. Nga ana tjetër, ka shtete si në Afrikë për shembull ku nuk bëhen fare kontrolle.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook