Mix
Arjan Konomi bën mbjelljen e flokëve, Sindi Loci e ironizon publikisht (Foto)

Sezoni i 3-të i “Për’puthen” ka nisur dhe përveç konkurrentëve të rinj, vëmendjen më të madhe mund të themi që e mori pamja e opinionistit Arjan Konomi. Ai ngjante dhjetë vjet më i ri me stilin e ri të flokëve që ‘shtroi’ disa dyshime.
I ka mbjellë, ka vendosur paruke apo bëhet fjalë vetëm për një stil ndryshe të flokëve nuk dihet, por Sindi Loci e ka shfrytëzuar dhe e ka ironizuar.
Ish-konkurrentja e emisionit ironizoi duke publikuar një fotografi ku shkruan, “Se me kë më ngjan”, duke iu referuar stilit të ri të flokëve të Konomit.

