Radar
A ishte Tito mason?

Shumë teoricientë kanë shkruar se Josip Broz–Tito ishte anëtar i masonerisë. Madje, disa prej tyre kanë thënë se ai ishte mason i nivelit të 33-të.
Por, Lozha e Madhe e Kolumbisë Britanike dhe Yukon-it, në sajtin e saj zyrtar shkruan se Tito nuk ishte anëtar i masonerisë, transmeton GazetaMetro.net.
Në faqen zyrtare të saj, shkruan se Tito ishte shërbyes i Partisë Komuniste në portin Karljevica të bregdetit kroat.
Prej 21 shtatorit të 1925 deri më 2 tetor të vitit 1926, dhe se nuk ka dëshmi se ka udhëtuar drejt Napolit gjatë kësaj kohe, kur pretendohet se ishte anëtarësuar në një lozhë italiane të masonerisë.

“Në fillim të Luftës së Bytë Botërore, në Jugosllavi kishte 27 lozha. Të përndjekura nga regjimi nacist, masoneria vazhdoi të jetë e ndaluar me ligj edhe në kohën kur Tito ishte në pushtet, edhe pse ka pasur pretendime të pakonfirmuara se disa liderë komunistë ishin masonë para luftës”, shkruan në faqen e Lozhës së Madhe të Kolumbisë Britanike dhe Yukon-it.
“Në merren parasysh qëndrimi i i komunistëve ndaj masonerisë, ndalimi që u ka bërë Tito lozhave, dhe statusi jo i rregullt i masonerisë italiane në atë kohë, nuk ka arsye për të besuar se Tito ishte një mason”, përfundon, shkrimi për Josip Broz i lozhës së madhe kanadeze, nën kupolën e së cilës funksionojnë 140 lozha të masonerisë.