Lidhu me ne

Kryesore

Fitorja e palumtur e Edi Ramës

Fitorja e palumtur e Edi Ramës

Të nevojiten nerva të çelikta dhe vëmendje të madhe për të dëgjuar fjalimin e Edi Ramës, në mënyrë që të arrish të dallosh faktet nga letrarizmat, të cilat u përdorën me bollëk, dukshëm për shkak se ajo çfarë Rama dëshironte të thoshte, nuk është shumë e këndshme. Rama u përpoq të mbrojë legjitimitetin e fitores së mandatit të tij të tretë, të realizuar përmes një  makinerie elektorale që ushqehet me abuzim me pushtetin, duke përzierë justifikime me kritika për të vetët dhe duke këmbëngulur se PS në të ardhmen duhet të jetë diçka më shumë se sa një grup interesi. Stërhollimet e fjalive që zgjateshin pa fund e bënin fjalimin e tij një rebus që vetëm ata që kanë interesa të mëdha të lidhura me politikën e tij do ta marrin mundimin ta dëgjojnë për herë të dytë, të tretë apo të katërt, me shpresë se do të arrijnë të kuptojnë se çfarë po dëshiron ai të thotë.

Ja një fjali tipike:

“Nuk mund t’i shkojë një figurë dhe t’i predikojë anëtarëve të partisë për demokracinë nëse figura lidhet me të kundërtën e atyre që u kërkon të tjerëve. Sepse në ato kushte figura duket thjeshtë një spiker në radio që ka ardhur për të mbaruar punë ndërkohë që punët e veta i ka bërë ekzaktësisht ashtu siç predikon se nuk duhet të kërkojnë që t’i vënë të tjerët.”

Ose:

“Duhet të alarmohemi nëse nuk duam që papritur ta shikojmë fundin e hegjemonisë politike të Partisë Socialiste duke u përplasur me boshllëkun që pashmangshmërisht do të shfaqet një ditë për shkak të mungesës fatale të një ndjenje të brendshme përkatësie të njerëzve me këtë parti përtej interesit të tyre vetjak që është shumë i rëndësishëm, por nuk mund të jetë arsyeja e vetme se pse njerëzit i përkasin një partie.”

Sipas Ramës, makineria politike ka rëndësi “të patjetërsueshme në funksion të fitores së zgjedhjeve” dhe se “një parti e madhe që nuk fiton dot zgjedhjet, nuk vë dot në jetë ato për të cilat është krijuar”.

Me pak fjalë, ai po thotë se makineria, e cila konsiston në as më pak e as më shumë se sa thjeshtë dhe vetëm shtrëngimin e votuesve për të votuar partinë për një vend pune, për një leje ndërtimi, apo për një dokument legalizimi, është e domosdoshme për fitoren e zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk fitohen dot me një platformë qeverisjeje, me prezantimin te votuesit të një programi dhe me bindjen e votuesit se kjo parti është alternativa më e mirë për vendin; jo, është makineria ajo që është “e patjetërsueshme” për të fituar.

Dhe pasi tha këtë, Rama u rrek të bindë të vetët se partia nuk mund të jetë “një moçal interesash të rretheve të privilegjuara”, sepse një praktikë e tillë “i këput lidhjet e saj me ngrehinën e bindjeve morale dhe parimore të zgjedhësve”.

Sipas Ramës, PS mund të përballet një ditë me një “boshllëk” sepse njerëzit kanë atë që ai e quajti “mungesë fatale” të “ndjenjës së brendshme të përkatësisë përtej interesit vetjak”. Me pak fjalë, Rama po na thotë se në Partinë Socialiste ka një grusht njerëzish që nuk kanë kurrfarë lidhjeje me partinë përveç interesit vetjak.

Rama pranoi se, hë për hë, socialistët [dhe dukshëm politika në përgjithësi në Shqipëri], janë një grup interesi dhe jo parti politike.

Ai shpjegoi më tutje se si dëshiron ai të jetë një parti politike, duke e krahasuar atë me një lloj “skuadre futbolli” apo grupi arti [nënkupto: bandë muzikore], të cilën njerëzit e ndjekin nga pas, jo për interes, por se janë tifozë, apo fansa. Sipas Ramës, interesi vetjak i njerëzve “është shumë i rëndësishëm, por nuk mund të jetë arsyeja e vetme se pse njerëzit i përkasin një partie.” Megjithatë ai pranoi se ndryshe nga skuadra e futbollit, për një parti politike është e vështirë t’i bindë njerëzit ta ndjekin nga pas në kushtet e mungesës së interesit.

Por Rama pretendoi se ka në plan ta reformojë politikën e partisë së tij për ta kthyer atë në një forum ku farkëtohen ide mbi qeverisjen. Rama, i cili gjatë të gjithë fushatës zgjedhore refuzoi të diskutojë çfarëdolloj platforme politike por e menaxhoi fushatën me shashka dhe cirk, shpreh pakënaqësi me faktin që politika e tij është vetëm kaq, shashka dhe cirk.

Kanë kaluar katër muaj nga mbarimi i zgjedhjeve dhe sot Rama shpalli kabinetin e tij qeveritar. Por katër muaj pas zgjedhjeve, Rama nuk ka një plaformë qeverisëse dhe deri më sot, premtimet e tij kryesore kanë qenë se si të japë më shumë koncesione, koncesione që dukshëm financojnë makinerinë e tij elektorale.

Pa një program qeverisës, nuk është e qartë se ndaj kujt i ankohet kryeministri se pse partia e tij është bërë një kënetë interesash dhe se pse njerëzit nuk binden dot me asgjë përveçse me ndonjë vend pune.

Shkrimi u botua origjinalisht në platformën Reporter.al.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix2 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix2 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar3 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix3 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix4 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore5 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore7 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar7 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook