Lidhu me ne

Mix

Cigaret elektronike me nikotinë mund të rrisin mpiksjen e gjakut

Cigaret elektronike: Sa të sigurta janë?

Cigaret elektronike edhe nëse janë më pak të dëmshme se pirja e duhanit të zakonshëm, kjo nuk do të thotë aspak se ato janë plotësisht pa rrezik.

Kjo është demonstruar nga një studim i ri, sipas të cilit cigaret elektronike që përmbajnë nikotinë shkaktojnë një rritje të papritur të mpiksjes së gjakut dhe ndryshojnë funksionalitetin e enëve të gjakut, duke zvogëluar elasticitetin e tyre dhe për këtë arsye aftësinë e tyre për t’u zgjeruar.

Përveç kësaj, një rritje në rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut u tregua pas përdorimit. E gjithë kjo, nëse shoqërohet me përdorim afatgjatë, sipas ekspertëve mund të katalizojë rrezikun e ngjarjeve kardio-cerebrovaskulare siç janë sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Një ekip hulumtues suedez përcaktuan se cigaret elektronike mund të nxisin zhvillimin e mpiksjes së gjakut ( trombe ), të ndryshojnë enët e gjakut dhe të rrisin rrahjet dhe presionin e zemrës.

Siç tregohet në një njoftim për shtyp të  lëshuar nga ERS, pjesëmarrësit midis 18 dhe 45 vjeç ishin duhanpirës të rastit, por me shëndet të mirë.

Duke krahasuar rezultatet e testeve të marra nga përdorimi i cigareve elektronike me dhe pa nikotinë, doli se kjo e fundit kishte efekte afatshkurtra në parametrat fiziologjikë që nuk duhen nënvlerësuar.

Së pari, një rritje e mpiksjes së gjakut prej 23 përqind u vu re pas 15 minutash të përdorimit të cigareve elektronike me nikotinë (u kthye në normale pas 60 minutash), së dyti enët e gjakut u ngushtuan përkohësisht.

Dr Lyytinen dhe kolegët gjithashtu vunë re një rritje të rrahjeve të zemrës – e cila shkoi nga një mesatare prej 66 në 73 rrahje në minutë – dhe presionin e gjakut, i cili u rrit nga një mesatare prej 108 milimetra merkuri / mmHg në një mesatare prej 117 mmHg.

Rezultatet tona sugjerojnë që përdorimi i cigareve elektronike që përmbajnë nikotinë ka një ndikim të ngjashëm në trup me atë të cigareve tradicionale. Ky efekt në mpiksjen e gjakut është i rëndësishëm sepse ne e dimë se në afat të gjatë kjo mund të çojë në bllokimin dhe ngushtimin e enëve të gjakut, dhe kjo padyshim që i vë njerëzit në rrezik për sulme në zemër dhe goditje në tru“, tha  Dr Lyytinen.

Sipas ekspertëve, rritja e mpiksjes së gjakut është për shkak të faktit se nikotina stimulon prodhimin e hormoneve të tilla si adrenalina, e cila nga ana tjetër mund të katalizojë rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Meqenëse ishte një studim i vogël, është shumë herët për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme ; prandaj do të jetë e nevojshme të kryhen hetime më të detajuara.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook