Kryesore
Berisha: Do të dorëzoja mandatin e deputetit nëse PD do të fitonte zgjedhjet
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në Euroneës Albania se do të dorëzonte mandatin e deputetit vetëm nëse PD do të fitonte zgjedhjet e 25 prillit.
“Nëse PD do fitojë zgjedhjet do dorëzoja mandatin.
Qëndroj në mbrojtje të interesave te saj ndaj qeverisë dhe shoqërisë. PD në qeveri. Kamxhik i opozitës në parlament nuk qëndroja se nuk më takon.
Unë kam një rikthim të plotë. Sa të më japë i gjithëfuqishmi fuqi do vazhdoj më forcën time”, tha Berisha.
I pyetur se nëse paaftësia e Bashës si lideri i PD po e mban peng në politikë, Berisha tha “ Jo. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër korrupsionin që Shqipëria u rendit e dyta në botë dhe kartelet e drogës. Kreu i partisë ka hapësirë më të madhe për të mbajtur cilitdo qëndrime”.