Lidhu me ne

Mix

Xhensila dhe Besi festojnë 4 vitet si të martuar, si u transformuan në çift kopertinash dy artistët me pamje modeste në fillimet e tyre


Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të njohura në showbizin shqiptar, të cilët pak ditë më parë festuan 4-vjetorin e martesës.

Çifti është në një lidhje prej vitesh, por në vitin 2017 vendosën të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre gjatë një ceremonie VIP. Besi dhe Xhensila festuar përvjetorin e martesës, ku vëmendjen e mori urimi i Besit për partneren.

“Urime përvjetori”, ka shkruar humoristi sipër një fotografie të përbashkët duke bashkëngjitur edhe një ikonë zemre. Rikujtojmë se çifti janë prindër të një vajze, Ajkës, ndërkohë që një nga dëshirat e shprehuara publikisht ka qenë që vitin që vjen të sjellin në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Por që nga koha që janë njohur bashkë, nëse sheh fotot e fillimit me ato tani, vihet re një transformim për mirë i çiftit.

Nëse krahasojmë fotot tani me fillimet e tyre, kur Xhensila këndonte në “Top Fest” dhe Besi aktronte në “Portokalli”, ndryshimi është super i dukshëm.

Shumë të kuruar, më shumë muskuj dhe dhëmbë perfektë. Sa i përket jetës profesionale, Xhensila punon për klipet e saj, ndërsa Besi iu rikthye televizionit, në një spektakël humori si aktor dhe moderator nën regjinë e Altin Bashës.

Përveç urimit të Besit, këngëtarja në një “Instastory” nxori një tortë ku urohet përvjetori, me tingujt e këngës së dasmës së tyre “Çelësi i zemrës”.

Pak kohë më parë, në rrjet po qarkullonin zëra se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë në kulmin e karrierës.

Kjo, për faktin se Bes Kallaku i ishte rikthyer televizionit me spektaklin e humorit “Kosherja” dhe Xhensila po punonte për projekte të reja në muzikë pas hitit “Panorama” me Ardian Bujupin.

Xhensila vetë ka postuar foto e video këto kohë kur kujdeset shumë për trupin. Mirëpo, në postimet e fundit në “Instagram”, ajo shfaqet e veshur kryesisht me të gjera, duke shtuar edhe më shumë dyshimet.

Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës, që erdhi në jetë në vitin 2018, ndërkohë që në intervistat e tyre e kanë lënë të nënkuptohet se e dëshirojnë një fëmijë të dytë.

Në lidhje me largimin nga ekrani, para se të pranonte ofertën e “Kosherja”, gjatë një interviste Besi zbuloi se arsyeja përse ishte larguar nga ekrani është familja e tij.

I ftuar në “Roped with Olsi”, u shpreh se kur lindi vajza e tij ka qëndruar shumë pak kohë më të, për shkak të koncerteve, emisioneve dhe realizimit të filmit “Falko”. Aktori tha se e kuptoi sa pak kishte qëndruar me Ajkën kur një ditë u kthye në shtëpi dhe pa që ajo po bënte 2 vjeçe.

Ndaj mori vendimin për t’u fokusuar te familja e tij për një periudhë kohore të pacaktuar dhe dha mesazhin e rëndësishëm që çdo gjë mund të blihet përveç familjes, ndaj u kërkoi njerëzve që të shijojnë sa më shumë kohë më të afërmit e tyre.

“Kur lindi Ajka në 2018- ën ndenja 7 ditë me vajzën dhe pastaj vazhdova me koncerte deri në fund të gushtit. Erdhi shtatori filluan koncerte ne Itali, më pas ‘Be Caffee’, pastaj ditë të shtunë ishte në koncerte jashtë vendit, pastaj ‘Telebingo’, deri në fund të majit. Pastaj fillova filmin, qershor, korrik, gusht, në shtator shkova në Itali dhe bëra xhirimet, pastaj filloi postproduksioni i filmit, mbyllesha në studio pa dalë 20 orë dhe në 20 ishte premiera pastaj në 26 ra tërmet, pastaj m’u desh të merresha me Bubqin që ta sillnim në vëmendje, sepse edhe mund të ishte harruar dhe bëra gjithçka që ta sillja në vëmendje për të çuar ndihma. 

Pastaj filluan koncertet janar, shkurt. Në mars ra pandemia, u ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime po bënte 2 vjeçe. Ne kemi një mahni shumë të madhe pasi duam t’i kushtojmë shumë vëmendje punës dhe lekut. Vajza ime ishte rritur, ishte gati dy vjeçe dhe i thashë vetes njeriu mund të blejë gjithçka, mund të rendë pas gjithçkaje, e vetmja gjë që nuk mund të blejë është kurrë është koha e humbur. Ne sot jemi të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe të tregojmë një jetë që nuk e kemi, një jetë gënjeshtër, por duhet të jetosh jetën tënde!”, tha Bes Kallaku.

Çifti i bashkëshortëve, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, këto kohë duket se kanë hyrë në rivalitet të fortë me projektet e tyre në muzikë, kush e kush të marrë më shumë vëmendje dhe klikime.

Prindërit e Ajkës, pasi festuan ditëlindjes e saj, në verë publikuan projektet e tyre të reja në muzikë, duke ftuar në duet partnerë të rinj, Xhensila me Ardian Bujupin dhe Besi me Anila Mimanin. Bënte përshtypje fakti që në “Instagramet” e tyre ata nuk e mbështesin njëri-tjetrin me postime, duke u mjaftuar vetëm me projektet personale.

E pas bujës që bëri Xhensila me këngën me titull “Panorama”, vëmendja u kthye te Besi dhe këngëtarja e hiteve të viteve 2000, Anila Mimani.

Me siguri, kur dëgjoni vargjet “Ti më dukesh i mërzitur, nuk je më si në fillim”, ju shkon mendja menjëherë tek Anila Mimani, një prej këngëtareve më të njohura të viteve 2000, e cila u rikthye verën e kaluar në tregun muzikor shqiptar pas një shkëputjeje të gjatë. Teksti ishte i shkëputur sigurisht nga kënga “Do digjesh zjarr”, një prej hiteve të asaj kohe, që tani është rikthyer për publikun shqiptar në një version të ri nga Bes Kallaku dhe vetë Anila.

Ky version i ri i publikuar mban emrin “Ciao po të lë”, dhe në fakt nuk ka ndryshuar shumë nga kënga origjinale, të paktën në muzikë e ritëm. Edhe pse duket më e përshtatur në atë që publiku shqiptar preferon këto ditë, si një lojë në çift. Pjesa e Anilës është e njëjta, me vargjet e famshme që i dinë shumica e shqiptarëve.

Ndërkohë, Besi është djali, të cilit Mimani i drejtohet në këngë, pra, ai që po lë. Besi, në stilin e tij personal me pak nota humori, i lutet që të mos largohet dhe i thotë që të presë, ndërkohë që bën edhe një lidhje me Londrën. Kjo nuk është kënga e parë shqiptare e viteve 2000 që ripërpunohet, megjithatë është e para e Anilës, duke e rikthyer këtë të fundit si protagoniste në treg.

Ndërkohë që Besi i shpalli konkurrencë gruas së tij, Xhensilës. Nga ana tjetër, Xhensila Myrtezaj dhe partneri i saj për herë të dytë në muzikë, Ardian Bujupi, tërhoqën vëmendjen me klipin “Panorama” vetëm brenda pak orëve. Dy vite më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi publikuan projektin “Çika Çika”, që rezultoi sukses pasi numëron më shumë se 100 milionë klikime në “YouTube”.

“Panorama” rezultoi të ishte po aq i suksesshëm sa kënga e parë që ata sollën dy vite më parë. Në më pak se 24 orë, kënga arriti të regjistronte më shumë se 1 milion klikime në “YouTube”, duke lënë kështu pas shumë artistë që kanë publikuar projektet e tyre më të fundit.

Nisur nga fakti që Besi dhe Xhensila i nxorën projektet në të njëjtën kohë, fansat e komentuan si një rivalitet brenda familjes së Bes Kallakut me gruan e tij, kush e kush të dominojë më shumë. Ndërkohë që pas kësaj ata postuan foto në plazh duke pozuar si çift kopertinash, shumë larg pamjes modeste në fillimet e tyre si artistë kur edhe u njohën me njëri-tjetrin./PanoramaPlus

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook