Lidhu me ne

Kryesore

“Gjuha shqipe po masakrohet”, Edmond Tupe: Pa gjuhë nuk ka komb, ky snobizëm i neveritshëm është i rrezikshëm



Globalizimi po çon drejt zhdukjes gjuhën shqipe. Shqetësimi ngrihet nga përkthyesi, publicisti, leksikografi dhe shkrimtari Edmond Tupe.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, ai thotë se në fusha të ndryshme Gjuha Shqipe po masakrohet dhe nevojitet një lloj vigjilence.

Tupe: Do të vijë një ditë duke pasur parasysh globalizimin që nga globalizimi i gjuhës, do marrë tiparet e një anglishteje të amerikanizuar të pagëzuar me pak shqipe, kjo është e ardhmja.

Globalizim do të thotë zhdukja e gjuhëve me rrezatim të vogël. Kombet do të zhduken një ditë siç e kemi nisur ndaj duhet luftuar për të mbrojtur gjuhën në mënyrë fanatike dhe për të mbrojtur kulturën.

Ka globalizim ekonomik, por globalizim kulturor duhet patur kujdes. Gjuha Shqipe po masakrohet, në disa fusha ka gjëra të frikshme që po ndodhin.

Për këtë situatë, Tupe fajëson institucionet përgjegjëse, politikanët që u adresohen masave përmes mjeteve të informimit dhe vetë median.

Tupe: Për këtë përgjegjës janë disa struktura shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës, politikanët sepse ata dalin dhe flasin në mjetet e informimit masiv, pastaj përgjegjësi të madhe kanë punonjësit e mediave.

Shumica e redaksive të shtypit të shkruar dhe mediave elektronike nuk kanë fjalor Shqip-Shqip me ato gafa që bëjnë, nuk kanë fjalor drejtëshkrimor të sjuhës shqipe dhe nuk kanë fjalor anglisht-shqip ose italisht-shqip. Jemi të gjithë të kërcënuar, duhet njëfarë vigjilence.

Shkrimtari vë në dukje se zhdukja e gjuhës çon në zhdukjen e vetë kombit, pasi nuk ka komb pa gjuhë. Ai pranon se zhvillimet e vrullshme dhe hapja ndaj botës pas rënies së komunizmit shoqërohen me futjen e fjalëve të huaja, por kur ato zëvendësojnë fjalët shqipe atëherë kthehen në një rrezik real.

Tupe: Çdo gjuhë është një mjet komunikimi, pa gjuhë nuk ka komb, gjuha e ngjiz kombin. Ranë muret e izolimit dhe vinin fjalë të reja, terma teknikë dhe filozofikë.

Por ndodhi ajo që nuk e kisha parashikuar, filloi zëvendësimi i fjalëve shqipe me fjalët e huaja kur nuk është e nevojshme. Nëse unë e kam fjalën “tashmë”, se kuptoj si njerëzit thonë “xha”, duan të tregojnë që dinë italisht apo çfarë? Ndoshta reflekton një kompleks inferioriteti.

Kur vjen fjala e huaj dhe zë vendin, përjashton një fjalë shqipe, kjo mua më shqetëson. Fjala “kujtesë” në shqip ka vdekur, është varrosur, memorie e thonë të gjithë, edhe ata që nuk dinë gjuhë të huaj. Ky snobizëm i neveritshëm është i rrezikshëm.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook