Lidhu me ne

Radar

Vila me 11 WC e çiftit Meta-Kryemadhi në Gjirin e Lalzit

Vila luksoze e Ilir Metës me 11 WC. Palmat u sollën me helikopter (Foto) |  Lajme.al

“Nëse ka një provë, fakt dhe dëshmi që mund të çojë çiftin Meta-Kryemadhi në burg, në çdo kohë, ajo është pasuria e tyre, e deklaruar apo e padeklaruar”, citohet në një shkrim të publikuar nga “Pamfleti”. Në qendër të tij janë pasuritë e pajustifikuara të çiftit presidencial-lësëist dhe, veçanërisht, mashtrimi që pronarët e tyre kanë bërë për të justifikuar burimin e investimeve.

Një nga prona e çiftit Meta-Kryemadhi të sjella në vëmendje nga “Pamfleti” është edhe vila e shumëpërfolur e tyre në Gjirin e Lalzit, për pronësinë e të cilës dikur Ilir Meta ka thenë se është produkt i pjesës së pronave të trashëguara të Monikës.

Mirëpo krejt ndryshe e sjell “pamfleti: historinë pronësore të kësaj vile, për të cilën madje zbulon se pronarët e tyre presidenti Meta dhe politikania Kryemadhi kanë shënuar të dhena të rreme në deklaratën e paraqitur pranë ILDKP.

Lidhur me këtë temë “Pamfleti” shkruan:

“Disa vite më parë, gazetarja Sonila Meço bëri një dokumentar për vilën e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit. Gjatë intervistës, Monika Kryemadhi pranoi publikisht se vila kishte 11 ËC, një edhe për macen.  Vetëm mobilimi kishte kushtuar mbi 400 mijë euro që do të thotë se kostoja e vilës kalon mbi 2 milionë euro, zbulon “Pamfleti”, duke vijuar: vila ka 2000 metër katror oborr, ku palmat janë sjellë me helikopter. Pamjet e vilës brenda dhe jashtë u hoqën menjëherë nga Youtube dhe tani nuk ekzistojnë askund. Arsye është e thjeshtë. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kanë fshehur vlerën e kësaj vile në deklaratat e pasurisë. Në deklarata vila rezulton si një apartament dy kate me vlerë të papërcaktuar.

Shpërthen” Dritan Hila: Monika, do ta nis ftesën për gjyq në vilën me 11  hale që ke në Gjirin e Lalzit – Zathur

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë munduar ta veshin me errësirë vilën e tyre në Gjirin e Lalzit. Në deklaratat e pasurisë ka shumë pak të dhëna për këtë vilë, krahasuar me fotografitë, vëzhgimet dhe mpaket filmike që dolën disa vite më parë në një televizion, por që u zhdukën më pas. Vila e Ilir Metës, në deklaratat e pasurisë del në pah në vitin 2010. Meta dhe Monika deklarojnë një apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror, në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës. Ata kanë lidhur një kontratë sipërmarrjeje me “Lura” sh.p.k., ku si burim deklarojnë shkëmbimin me një sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën “Agigos”. Në këto ambiente tregtare, Meta dhe Monika kishin 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Duket qartë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mashtruar ILDKP me vilën në Gjirin e Lalzit. Ata nuk deklarojnë oborrin 2 mijë metra katrorë. Ata nuk deklarojnë transformimin e vilës, pasi 317 metra katrorë zënë vetëm 11 WC. Me vilën në Gjirin e Lalzit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë pastruar para. Mashtrimi me deklaratat e pasurisë i çon ata drejt burgut. Ky mashtrim i hapur çon në konfiskimin e vilës. Prokuroria mjafton të bëjë ballafaqimin e pamjeve të transmetuar në televizion nga Sonila Meço dhe të intervistës së Monikës me deklaratën e pasurisë”, shënon në publikimin  e tij “Pamfleti.com”.

Vila luksoze për fundjava e Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr. Palmat u  sollën me helikopter | Portali Shqiptari.Net

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet9 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore9 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook