Lidhu me ne

Mix

Nga ditari i një babai të ri; ndryshimi i jetës në çift

bebebe
Para së gjithash, një paralajmërim!
“Deri në atë moment asnjë person nuk ma kishte thënë këtë, derisa një ditë një miku i babait tim më tha: javët e para do të jenë një ferr i vërtetë. Përgatitu për këtë, më pas çdo gjë do të rregullohet! Kjo ishte këshilla më e mirë që kisha marrë deri në atë moment. Në të vërtetë javët, apo më mirë të them muajt e parë janë një ferr i vërtetë. Shtëpia ka një pamje të rrëmujshme dhe natën mund të pyesësh veten nëse do të arrish një ditë të flesh i qetë, apo të kryesh marrëdhënie seksuale si dikur me partneren. Gjithcka rezulton të marrë një rrjedhë më të qetë pas disa muajsh”.
Privimi i gjumit!
“Asnjë më shumë se një fëmijë i porsalindur nuk do të jetë në gjendje t’ju privojë gjumin, dhe për këtë shpesh do të ndiheni të corientuar, mund të keni të përziera, të jeni të irrituar etj. Nëse deri tani të gjitha ëndërrat tuaja do të ishin të përqëndruara rreth parave dhe seksit, tani do të jenë rreth gjumit! Ju do të sakrifikonit gjithcka për të fjetur një natë i qetë në shtratin tuaj të rehatshëm. Por kjo është thjesht një dëshirë pasi gjatë natës me siguri do të zgjoheni sërish të paktën cdo dy orë nga të qarat e fëmijës, i cili duke qënë se ka stomak të vogël do të kërkojë shpesh të pijë. Dhe nëse do të flisni me miqtë tuaj të cilët nuk janë bërë ende prindër me siguri nuk do të merrni mbështetjen e duhur, por këtë nuk do të merrni as nga ata që tashmë e kanë rritur një fëmijë dhe duke qënë se i kanë lënë pas këto ditë duke i fshirë nga kujtesa, mund t’ju konsiderojnë si një dembel. Nëse doni të flini dhe të qetësoheni sa më shumë merrni disa ditë pushimi në mënyrë që të jeni në gjendje të flini ndërsa fëmija fle”.



Cfarë mund të bëj?
Ka shumë gjëra që një baba i lodhur mund të bëjë, ndër të cilat më kryesoret janë:
• E coni fëmijën për të fjetur. Duke qënë se tek ju fëmija nuk do të nuhasë aromën e qumështit të gjirit, do ta ketë më të thjeshtë të flejë pa kërkuar të thithë gjirin edhe pse është i ngopur.
• Flisni me fëmijën tuaj. Është e sigurt që nuk do të merrni përgjigje, por gjithsesi do ta bëni atë të familjarizohet me zërin tuaj dhe mënyrën e të folurit.
• E bëni fëmijën të gromësijë. Është diçka shumë e lehtë për t’u bërë, e cila mund të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënie mes jush.
• I lexoni një histori, edhe pse fëmija juaj nuk do të kuptojë atë që jeni duke i thënë. Kjo do të krijojë një zakon të mirë në marrëdhënien tuaj.
• Luani sa më shumë me fëmijën tuaj. I ndërroni bebelinën.
Nëse doni të shpëkuteni nga “roli i babait”, mund të bëni një nga veprimtaritë e mëposhtme:
• Vendosni lavatricen dhe palosni rrobat që tashmë janë tharë.
• Mund të përgatisni një vakt për partneren tuaj dhe më pas edhe për fëmijën tuaj (kur ai të fillojë të konsumojë ushqime të ngurta).
• Lani shtëpinë.
• Bëni pazarin.
• Vendosni pak rregull në shtëpi.



Bebelinat
“Me siguri mendoni se ato që janë shkruar më lart janë qesharake. Ja siguroj që jo, ndërkohë mund të vazhdojmë edhe me të tjera çështje. Duhet të mësoni sa më shumë, dhe për këtë mund t’ju prezantoj detyrën e rradhës: ndërrimi i bebelinës. Po! Duke qënë se ne nuk mund të sjellim në jetë dhe ushqejmë me gji fëmijën tonë, atëherë duhet të bëjmë këtë! Kështu do të marrim më shumë pikë edhe në sytë e bashkëshortes. Nuk është edhe aq e vështirë, nevojitet bebelina, uji i ngrohtë, një peshqir i pastër, kremi, dhe gjithçka është në rregull. Në fund mos harroni pa hedhur bebelinën në koshin e mbeturinave, ndryshe në shtëpinë tuaj do të përhapet një aromë jo e këndshme.
Marrëdhëniet seksuale
“Marrëdhëniet seksuale nuk do të jenë më edhe aq të dëshiruara për të dy, sidomos nëse do të jeni të privuar nga gjumi dhe me një fëmijë që nuk pushon së qari. Gjithsesi ju duhet të prisni të paktën 6 javë para se të filloni aktivitetin tuaj seksual, pa e vendosur në plan të dytë pas kësaj periudhe. Mos harroni ju nuk duhet të ndiheni vetëm “mami dhe babi”, por edhe një çift i lumtur”.
I bëni bashkëshortes tuaj komplimenta duke e bërë të ndihet sërish seksi dhe e dëshiruar nga ju, dhe mbi të gjitha përpiquni të krijoni pak atmosferë për ju, qoftë edhe një orë në mbrëmje ku mund të pini një pije bashkë, të shikoni një film, të bisedoni me njëri-tjetrin etj.
Dhe së fundi dua t’ju them se nuk duhet të ngriheni nga shtrati në mëngjes, apo më keq akoma në drekë dhe të filloni të hiqni pizhamat. Jo! Dita juaj duhet të ketë organizimin e duhur për të mos qënë monotone, edhe pse kjo do të përfshijë ndërrimin e bebelinave, sterilizimin e biberonave, dhe shumë veprimtarive të tjera që kanë lidhje me fëmijën dhe familjen”.
Për të gjithë baballarët!

Burimi: Prenatal

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook