Lidhu me ne

Radar

Cilat janë shenjat e mungesës së vitaminës B6?

Vitamina B6 është tepër e rëndësishme në trupin tonë, duke qenë se merr pjesë në kryerjen e shumë funksioneve. Ajo ndikon në gjendjen e oreksit, gjumit, të menduarit dhe humorit tonë. Trupi ka nevojë për vitaminë B6 për të luftuar infeksionet, për të konvertuar ushqimin në energji dhe për të ndihmuar gjakun në transportin e oksigjenit në të gjithë pjesët.

Çfarë shkakton mungesa e vitaminës B6?


Mungesë energjie

Niveli i ulët i vitaminës B6 mund të shkaktoj aneminë, që do të thotë nivel i ulët i rruazave të kuqe në gjak. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të dobët fizikisht. Anemia mund të shkaktohet edhe për shkak të sasisë së ulët të hekurit në trup si dhe nga niveli i ulët i vitaminave të tjera si B12 apo folatet.

Ndryshime në lëkurë

Shenjat e mungesës së vitaminës B6 mund të pasqyrohen edhe në fytyrë pasi trupi përjeton ndryshime kimike. Çfarë vihet re më shpesh është një skuqje zakonisht në fytyrë e quajtur dermatit seborrheic. Me kalimin e kohës kjo skuqje mund të bëhet gjithnjë e më e dukshme. Nëse keni mungesë të vogël të vitaminës B6 simptomat mund të duan muaj apo edhe vite për t’u shfaqur.

Buzë të thata, të plasaritura

Goja mund të jetë një pjesë e mirë e trupit për të dalluar mungesën e vitaminës B6. Mungesa e vitaminës B6 mund të shfaqet me tharje dhe çarje të buzëve dhe kryesisht në këndet e buzëve dhe ënjtje të gjuhës.

Sistem imunitar i dobët

Mungesa e sasisë së vitaminës B6 mund ta bëjë që trupi juaj të jetë më i predispozuar ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Kjo gjendje mund të kthehet në një rreth vicioz, sepse vet kanceri për shembull dhe sëmundje të tjera varfërojnë magazinat e vitaminës B6. Për këtë arsye është e nevojshme plotësimi i mungesës dhe kjo mund të rregullohet lehtësisht duke përdorur suplemente të B6-ës.

Mpirje të duarve dhe këmbëve

Keni ndjesi shpuese në gishtërinj apo i ndieni këmbët e mpira? Këto mund të jenë si rezultat i një çrregullimi nervor i quajtur neuropati periferike. Mungesa e vitaminës B6 mund të ndikojë si nxitës i neuropatisë periferike. Vitamina B6 dhe vitamina të tjera B si vitamina B12 janë thelbësore në mbajtjen e qelizave nervore të shëndetshme.

Fëmijë nevrik

Kur shikoni një foshnje vazhdimisht të bezdisur pa një shkak të caktuar, mund të jetë edhe për shkak të mungesës së vitaminës B6. Kjo mund të ndodhë nëse foshnja ushqehet vetëm me qumësht gjiri për më shumë se 6 muaj. Mungesa e vitaminës B6 mund të shkaktojë deri edhe atak konvulsiv te foshnjat, por po ashtu mund të bëjë që fëmija të ketë një dëgjim më sensitiv dhe zhurmat mund të jenë shumë shqetësuese për të.

Nauze

Gratë shtatëzëna kanë nevojë për sasi më të lartë të vitaminë B6 në dietën e tyre. Nëse ndiheni keq, keni përzierje apo të vjella (jo vetëm në mëngjes), një suplement vitamine B6 mund t’ju ndihmojë, por duhet marrë vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ndiheni të hutuar

B6 ju ndihmon të rregulloni humorin dhe kujtesën. Nëse vini re se ndiheni konfuz ose të trishtuar, veçanërisht kur jeni i moshuar, kjo mund të jetë si pasojë e nivelit të ulët të vitaminës B6. Vitamina B6 zakonisht funksionon paralelisht me vitamina të tjera B, nëse keni nivel të ulët të tyre, aftësitë tuaja mendore mund të ngadalësohen.

Kanceri

Nivelet e ulëta të B6 mund të luajnë rol në riskun ndaj kancerit edhe pse studiuesit për këtë ende nuk kanë një përgjigje konkrete. Studimet kanë treguar një lidhje mes mungesës së vitaminës B6 dhe kancerit të stomakut dhe të ezofagut. Në rast se keni sasi të ulëta të saj mund të jeni më të predispozuar ndaj kancerit të gjirit ose prostatës, tumore të cilat ushqehen nga hormonet.

Mat nivelin e vitaminës B6

Sa duhet të jetë doza ditore e vitaminës B6?

Sasia ditore e nevojshme e B6 varet nga mosha. Foshnjat 7-12 muajsh kanë nevojë për 0.3 miligram në ditë. Me rritjen e moshës rritet edhe sasia e nevojshme ditore. Nëse jeni mbi 50 vjeç është e nevojshme 1.7 miligram në ditë për meshkujt dhe 1.5 miligram për femrat. Gratë shtatëzëna kanë nevojë për 1.9 miligram në ditë.

Cilat ushqime janë burim i vitaminës B6?

Është e thjeshtë të marrësh gjithë sasinë e nevojshme të vitaminës B6 vetëm nëpërmjet ushqmit. Mishi i bardhë, mishi i kuq dhe peshku janë ndër burimet kryesore. Vetëm 85 gram e peshkut ton përmbush gjysmën e sasisë që i nevojitet një të rrituri në ditë. E njëjta sasi e salmonit përmbush 30% të nevojave, ndërsa e njëjta sasi e mishit të pulës siguron 25% të vitaminës B6 të nevojshme.

Ju pëlqejnë perimet si patatet, drithërat apo patatja e ëmbël? Këto janë disa nga burimet kryesore prej të cilave mund të marrim vitaminën B6. Frutat janë një burim tjetër i rëndësishëm i vitaminës B6 (përveç argumeve si portokallja apo qitro).

Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B6?

Mungesa serioze e vitaminës B6 ndodh rrallë, por tek të moshuarit mund të ketë ulje të nivelit të saj nëse nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqim ose nëse trupi i tyre nuk i përthith nutrientët e duhur njësoj si më parë. Sëmundjet e veshkave apo gjëndje të tjera shëndetësore që pengojnë përthithjen nga aparati tretës të nutrientëve mund të jenë ndër shkaktarët e tjerë, po ashtu edhe abuzimi me alkoolin.

Po suplementet?

Nëse e keni të pamundur marrjen e sasisë së mjaftueshme të vitaminës B6 nga ushqimi, suplementët mund t’ju ndihmojnë në këtë rast. Shumica e multivitaminave kanë vitaminë B6 por në rast se nuk e përmbajnë atë mund ta merrni edhe si suplement më vete. Megjithatë, për çdo rast duhet të komunikoni me mjekun nëse jeni duke marrë mjekim ose suplemente të tjera. Marrja e sasisë së lartë të saj mund të dëmtojë nervat ose t’ju shkaktojë të vjella dhe të tjera efekte anësore. Limiti i dozës ditore e këshilluar për të rriturit është 100 miligram.

MË TEPËR

Kioske42 minuta më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix49 minuta më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore1 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar3 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix3 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar4 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar6 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix6 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore7 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix7 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook