Radar
Djali i George Soros nuk i ndahet Ramës: Me mikun tim, lider frymëzues në rajon dhe botë

Alexander Soros, djali i George Soros ka ndarë në rrjetet sociale një foto me kryeministrin Edi Rama.
Krahas fotos, Alexander e cilëson Ramën jo vetëm si mikun e tij, por edhe si një lider frymëzues në rajon dhe gjithë botën.
“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën”, shkruan Alex Soros.
Kujtojmë se Alexander Soros, është nënkryetar i Fondacioneve “Shoqëri e Hapur” dhe ka vizituar gjatë ditëve të fundit një grup afganësh të cilët janë strehuar në Durrës pas evakuimit nga Kabuli.