Lidhu me ne

Temporal

Biden, si Obama dhe Trump – Nga Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu – New York, SHBA

Fjalimi i mbrëmshëm i presidentit Biden në të cilin justifikoi largimin nga Afganistani dhe shpalli se epoka kur SHBA përdor ushtrinë për të shndërruar vende të tjera ka mbaruar, ishte dëshmi se megjithë deklaratat e bujshme dhe teatralitetin politik, presidenca e tij është në shumë mënyra një vazhdim i presidencës Trump.

Ishte një fjalim të cilin edhe presidenti Donald Trump mund ta kishte mbajtur pa i ndryshuar ndonjë gjë të madhe. Ishte një hap më tej i tërheqjes amerikane nga garantimi i sigurisë dhe paqes në botë.

Mbase Afganistani, i vendosur në një terren të vështirë, i rrethuar nga vende problematike, asnjë prej të cilëve aleat i vërtetë i SHBA-së ishte një projekt i kotë. Mirëpo, pyetja është se cili vend është mjaftueshëm afër që të derdhet gjaku i ushtarëve amerikanë?

Tucker Carlson në emisionin e tij televiziv të ndjekur nga shumë amerikanë të djathtë, e pyeti copë presidentin Trump se pse duhej amerikanëve të jepnin jetën për një vend si Mali i Zi apo Shqipëria që as që e dinë se ku ndodhet?

Ai mund të kishte thënë edhe Kosova, mirëpo tha Mali i Zi, sepse vendi i vogël ballkanik sapo ishte anëtarësuar në NATO përkundër protestave, lobimit dhe madje edhe një puçi për rrëzimin e qeverisë malazeze nga sigurimi rus.

Trump tha se janë njerëz “agresivë”, mbase duke folur për malazezët, mbase për të gjithë ballkanasit dhe e pohoi që një konflikt aty mund të tërhiqte SHBA-në dhe Rusinë duke shkaktuar Luftën e Tretë Botërore. “Ashtu janë caktuar rregullat”, tha Trump, një përgjigje që mbase qetësoi aleatët e NATO-s por nuk e mërziti as drejtuesin televiziv që e quajti një përgjigje jopërfundimtare.

Për Biden mbase Afganistani është shumë larg, por numri i amerikanëve që mendojnë se Ballkani është shumë larg, apo që nuk e dinë se ku është Ballkani, apo që një numër emisione lajmesh mund t’i bëjnë që ta shohin paqeruajtjen ne Ballkan po aq të kotë sa atë në Azinë Qendrore është shumë i madh.

As Bushi i Vjetër e as Clinton nuk ndërhynë si duhet dhe kur duhet në Bosnje dhe NATO ndërhyri në Kosovë vetëm në 1999, pas gati një dekade luftërash të nisura nga Serbia, pikërisht nga pretendimi se këta njerëz kanë qenë gjithmonë në luftë me njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë të jenë në të ardhmen. Se këto vende nuk bëhen, nuk ia vlen të investosh e mbi të gjitha nuk ia vlen të derdhësh gjak për to.

Edhe kur ndërhyri, Clinton refuzoi deri në fund që të përdorte trupa tokësore sepse druhej për koston politike në vend, nëse do të kishte amerikanë të vrarë. Për ironi, Joe Biden ishte në atë kohë në grupin e vogël të njerëzve që mbështeste ndërhyrjen nga toka, në mos gjerësisht me trupa amerikanë, të paktën me një grup specialistësh e forcash speciale në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-së do t’u jepeshin armë e do të trajnoheshin si afganët në këto 20 vite.

Pyetja që bëhet kudo në botë sot është nëse në një pikë tjetër të globit sulmohen aleatët amerikanë e qeveri që respektojnë të drejtën ndërkombëtare e sigurinë botërore, e sulmi vjen nga aktorë rivalë si Kina apo Rusia, apo aleatët e tyre si Serbia, a do të dërgojë djemtë dhe vajzat e saj drejt rrezikut Amerika?

Biden ka një lidhje personale me Kosovën. Përveçse që ka qenë një mbështetës i madh i saj, sidomos në vitet më të vështira, djali i tij i ndjerë ka shërbyer aty. Kosova është i vetmi vend që ia ka nderuar djalin personalisht për rolin që ka luajtur.

“Kosova është në zemrën e familjes Biden”, tha presidenti në një mesazh me video në ditën kur po ia dekoronin pas vdekjes djalin në Kosovë.

Kjo mbase jep shpresë për momentin se SHBA nuk do ta braktisë investimin e saj të madh të sigurisë në Ballkan, ndonëse Kosova nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare amerikane e as ndonjë interes ekonomik të veçantë.

Po ashtu Shqipëria e Mali i Zi nuk kanë pse druhen, SHBA mbetet e vendosur për të mbrojtur aleatët e NATO-s nëse ndonjë prej tyre sulmohet.

Mirëpo, në një plan më afatgjatë, siguria që vjen nga SHBA është në pikëpyetje. Presidenti Barack Obama erdhi në pushtet me premtimin për t’u tërhequr nga Iraku dhe Afganistani. Si një denoncues i politikave të presidentëve përpara tij. Si një udhëheqës që do të përqendrohej në punët e brendshme të vendit dhe do të linte aleatët në botë të merrnin më shumë përgjegjësi. Tërheqja e tij e nxituar nga Iraku la një zbrazëtirë që u mbush nga ISIS.

Obama u pasua nga Donald Trump, një tjetër i apasionuar i tërheqjes amerikane. Edhe premtoi se do t’u jepte fund luftërave pambarim si i quajnë disa angazhimet amerikane në botë. Ajo që ia mbajti dorën ishte përvoja e Irakut. Ai iu bashkua kritikëve që akuzonin presidentin Obama për papërgjegjësi në Irak.

Biden shihej si dikush që do ta zbuste këtë prirje për t’u tërhequr nga detyra e pashpallur e garantimit të sigurisë nëpër botë. Mirëpo, mënyra se si u tërhoq nga Afganistani dhe justifikimet që ka dhënë në këto fjalimet përpara kombit, tregon se ai është thjesht vazhdim i të njëjtës rrymë.

Kjo nuk është thjesht zgjedhja e tyre. Ajo reflekton opinionin e shumicës së amerikanëve që nuk kanë më dëshirë e interes të dinë për zhvillimet në botë. Ata dyshojnë se këto angazhime i kanë bërë amerikanët më të varfër e më të harruar, kanë përmirësuar jetën në pjesë të ndryshme të globit në kurriz të vendeve të punës dhe interesave ekonomike të qytetarëve amerikanë.

Biden dëshmoi edhe në një drejtim tjetër se ishte pasues i denjë i paraardhësve të tij Obama dhe Trump. Ai refuzoi të pranonte ndonjë përgjegjësi për çfarë ndodhi, se si u tërhoq SHBA nga Afganistani, se si talebanët erdhën aq shpejt në pushtet, se pse aleatët kanë mbetur të zhgënjyer nga SHBA, apo për qindra amerikanë e dhjetëra mijëra aleatë afganë që mbeten ende në Afganistan. As Obama e as Trump nuk kanë pranuar ndonjëherë në publik gabimet e tyre.

Fjalimi i mbrëmshëm nga Biden ka dëshpëruar edhe ata kritikë që të paktën shpresonin për disa përjashtime deri në figura të larta në Departamentin e Mbrojtjes dhe atë të Shtetit. Mirëpo, Biden duket i vendosur të fshihet mbas suksesit të evakuimeve që janë meritë thjesht e ushtrisë amerikane, e cila ndonëse e gjymtuar nga vendime të nxituara e kokëfortë politike dëshmoi edhe një herë veten duke evakuuar rreth 100,000 vetë në pak ditët që talebanët i lejuan administratës Biden.

Problemi me refuzimin për të reflektuar me sinqeritet për këtë tërheqje nuk është ogur i mirë për presidencën Biden që ende sapo ka filluar. Problemi me kufizimin e diskutimit vetëm te a ia vlente qendrimi i mëtejshëm në Afganistan, është se lë jashtë ndikimin që do të ketë nëpër pika të tjera të nxehta në botë. Mjafton të lexosh gëzimin e serbëve për epokën që po fillon sipas tyre. Cili vend apo aktor armiqësor do ta provokojë Amerikën për të parë se ku tjetër është “tepër larg” për presidentin Biden. Më së paku, SHBA duhet të jetë gati që të jetë e pamëshirshme në rastin më të parë të një sulmi ndaj interesave amerikane. Luftërat botërore nuk fillojnë nga gatishmëria për të mbrojtur vende si Mali i Zi e Shqipëria, por nga e kundërta, nga mungesa e një force që garanton mbizotërimin e paqes në botë. Nga ideja se gara për të caktuar superfuqinë e radhës ka filluar.

©Ruben Avxhiu, Illyria

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook