Kryesore
Aktori Mehdi Malkaj për Yuri Kim: Pas turizmit veror do marrë malet! Na bëri popull anti-amerikan
TIRANË– Aktori i njohur Mehdi Malkaj teksa ndodhej përballë SPAK së bashku me Aleancën e Teatrit për të kryer kallëzimin e 16-të ndaj prokurorit Sotir Kllapi, dërgoi një mesazh ndaj ambasadores Yuri Kim. I prekur aktori tha për mediat se Kim e ka katranosur vendin siç deshi vetë ajo. Më tej, ai tha se e ka kthyer popullin shqiptar në anti-amerikan.
‘Unë kam mendimin që kjo drejtësia e re është me e vjetër se drejtësia e vjetër. Kjo është një sukses shumë i madh i drejtësisë shqiptare, e udhëhequr nga Yuri Kim. Pasi mbaroi turizmin veror do të marrë malet, janë shumë të bukura malet shqiptare. Zonja ambasadore të uroj shëndet. E katranose këtë vend sic deshe ti, nga një popull pro amerike tani e bëre anti amerikan, hajde shëndet.