Mix
Nga çfarë hoqi dorë Naomi Campbell për një karrierë të suksesshme
Naomi Campbell është një ndër supermodelet më të famshme në botë, e cila ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe shumë të suksesshme. Por për të arritur këtë sukses, asaj i është dashur të heqë dorë nga disa gjëra në jetë.
Naomi nuk është martuar kurrë.
Në një intervistë për The Cut, të publikuar këtë javë, ajo thotë:
“Unë do thoja se sakrifica e vërtetë është gjetja e një shpirti binjak që të kupton. Unë jam e fortë, por gjithashtu jam e ndjeshme. E di që në marrëdhënie, më duhet të bëj kompromise.”
Edhe pse nuk dihet për një partner, apo babain e fëmijë së saj, Naomi ka përjetuar mëmësinë së fundmi.
“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj”, shkroi ajo ndërsa njoftoi ardhjen e vajzës së saj në Instagram në maj.
“Sa e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që unë tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.”