Radar
Klea Huta shprehet hapur kundër vaksinës: Kam mendimet më të errëta që mund të ekzistojnë
Personazhet publike – në Shqipëri e kudo në botë – disa prej tyre janë angazhuar që të ndikojnë njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19. Dhe këtë e kanë bërë duke u vaksinuar vetë dhe duke e postuar në rrjetet sociale, në mënyrë që të rritet besimi i njerëzve tek vaksinimi.
Mirëpo, ka pasur dhe nga ata që janë kundër dhe një ndër ta është dhe moderatorja Klea Huta.
Klean e kanë pyetur në një “ask me” në Instastory se çfarë mendimi ka për vaksinën dhe a duhet ta bëjmë, ndërkohë Klea është përgjigjur duke thënë:
“Mendimet m të errëta që mund të ekzistojnë në mendje kam për këtë vaksinë. Nuk e di fare. Por nuk dua ta bëj.”