Lidhu me ne

Mix

Sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë


Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin.

Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa.

A mjaftojnë 10,000 hapa për të përmirësuar shëndetin?

A duhet të ecni më shumë apo më pak?

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ecjen dhe rolin e saj në përmirësimin e shëndetit.

Ajo që duhet të dini është se numri i hapave që duhet të hidhni çdo ditë është në varësi të peshës trupore dhe objektivit që i keni vënë vetes.
Sipas të dhënave një njeri ecën mesatarisht 4000 hapa në ditë.

Nëse dëshironi të arrini objektivin e 10,000 hapave në ditë, që do të thotë rreth 6 kilometra idealja është që të ecni 1000 hapa më shumë çdo ditë për dy javë.

Nëse ju tashmë e keni arritur objektivin e 10,000 hapave në ditë, ose nëse jeni aktivë dhe dëshironi të humbisni në peshë, duhet patjetër të vendosni një objektiv të ri.

Vlerat e ecjes në shëndet

Ecja është një lloj aktiviteti fizik të cilin mund ta kryejnë të gjithë.

Për të ecur, njeriu ka nevojë për një palë atlete të mira dhe të rehatshme për këmbën.

Çdo pajisje tjetër është e panevojshme.

Sipas studimeve ecja si një aktivitet i rregullt fizik mundet të pakësojë rrezikun e shfaqjes së:

Sëmundjeve të zemrës

Mbipeshës

Diabetit

Tensionit të lartë të gjakut

Depresionit.

Më mirë të ecësh se të bësh asgjë

Ekspertët më në zë të shëndetit rekomandojnë që njeriu duhet të ecë të paktën 150 minuta në javë.

Sipas tyre, ecja duhet të jetë e shpejtë.

Intensiteti i ecjes duhet rritur gradualisht javë pas jave, thonë ata.

Sipas studimeve njeriu mund të kryejë 30 minuta ecje të shpejtë për pesë ditë në javë ose të ecin nga 10 minuta disa herë në ditë.
Nëse ecja e shpejtë ju duket e vështirë, sërish është më mirë të jeni në lëvizje se të bëni asgjë.

Çdo lëvizje është në të mirë të shëndetit, thonë shkencëtarët.

Si të ecni më shumë çdo ditë

Pasi të keni vendosur një objektiv, modifikojeni rutinën tuaj sipas qëllimit.

Nëse keni një qen, dilni me të shëtitje.

Ecni çdo ditë me një mik ose edhe vetëm.

Dëgjoni muzikë ritmike që t’ju motivojë për të ecur më shpejt.

Dilni shëtitje në parqe me familjen ose të afërmit.

Ecni edhe në zyrë në mënyrë që të jeni në lëvizje.

Vendosni një alarm në kalendarin tuaj dhe kryeni ecje të shkurtra herë pas here.

Nëse keni makinë, parkoni më larg zyrës ose shtëpisë.

Nëse përdorni autobuzin, zbrisni një stacion më larg shtëpisë.

Zbritja dhe ngjitja e shkallëve llogariten si hapa shtesë dhe ndihmojnë për rënien në peshë.

E rëndësishme është të mos ndalosh dhe të ecni hap pas hapi drejt një shëndeti më të mirë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si puthni?

Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë...

Mix9 orë më herët

Arsyeja pse AVOKADO nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Avokadoja ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe në të njëjtën kohë është shumë e shijshme . Dhe nëse nuk ka...

Kryesore10 orë më herët

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa vjen ajo sekonda që t’i merr të gjitha

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak...

Mix1 ditë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix1 ditë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix1 ditë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix1 ditë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar1 ditë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix1 ditë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike1 ditë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Facebook