Lidhu me ne

Kryesore

Nga Republika Socialiste e Shqipërisë te Republika e Shqipërisë(së Partisë)Socialiste

Albania: PM Edi Rama secures third term for Socialist Party | News | DW |  27.04.2021

Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit? Sa ka ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat?

Po organizmi i PS sa ka arritur që të pastrohet dhe si do të shpëtojë deri në fund kjo partie nga kjo specie? Sa gjak i ri ka hyrë në organizimin e kësaj partie dhe sa dhe si do ta ripërtërijmë partinë më tej duke shtuar radhët, energjinë dhe peshën e politikës në jetën e saj, frymën e patriotizmit dhe vullnetarizmin në raport me peshën e kërkesës ende shumë shqetësuese për një vend pune në shtet?

Këto dhe pyetje të tjera si këto ka sa të duash, kërkon një vështrim kritik ndaj vetes në radhë të parë për të rreshtuar fakte që edhe mund të mos na pëlqejnë dhe gjithçka nis nga vetja. Duhet të kërkoni brenda vetes, cfarë mund të kishte bërë më mirë dhe cfarë nuk shkoi në punën e vet, në 4 vite apo në performancën e skuadrës së qarkut ku bën pjesë, për shkak të vetë atij apo asaj.

Lexon këto fjalë e të duket sikur po lexon ndonjë raport në kongreset e PPSh-së ku kërkohej llogari, merreshin masa dhe priteshin koka. Në kuptimin literal të fjalës. Pastaj sheh se këto fjalë i ka thënë Edi Rama në një takim me deputetë të PS-së dhe kupton që kemi të bëjmë me llogje salloni luksi luksi në një vend zhelan.

Sepse llogje janë përderisa një kryeministër na thotë se ai e di që qeverisja e tij ka qoka, rryshfete dhe bakshishe, por nuk kemi parë një rast të vetëm që të denoncohet. Mos na e zini në gojësh ju lutem Fatos Tushen se është me të vërtetë viktimë dhe duhet të jetë i fortë të mos i urrejë këta që sot flasin kur sheh se kryeministri i bën moral një shoqërie të tërë për kësi gjërash me Taulant Ballën në krah, Elisa Spiropalin, apo edhe Olta Xhaçkën, që është në SPAK.

Zoti Rama nuk e përmend fjalën KORRUPSION, emblema ndërkombëtare e qeverisjes së tij sepse ajo është karakterizuese, e përfshin edhe atë vetë. Jo. Ai e zhgradon dukurinë me terma otomanë për të përcjellë mesazhin manipulues se përderisa ai po flet për këto gjëra, dihet se ato bëhen poshtë dhe se tani po luftohen. Për bakshishet, qokat dhe rryshfetet e socialistëve z. Rama sugjeron vështrim kritik brenda vetes. Duke njoftuar se nuk do mbrojë më njeri. Pra vodhët sa vodhët, tani nuk vazhdojmë më kështu. Të tjerët nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, ata ndiqen penalisht.

Cili pushtet, cila transhëgimi e justifikon këtë? Asgjë e fisme padyshim. Vetëm forca e një sekti që bashkohet në trashëgiminë e një historie të krimit, që e ka patur dhe e ka biznes politikën të cilën e luan duke folur në emër të Shqipërisë.

Dhe që pse jo bëri atë që edhe Enver Hoxha, ndoshta për shkak të formimit të vet nuk e bëri: nga Republika Socialiste e Shqipërisë kaluam në Republikën e Shqipërisë Socialiste, pa vrasje, pa gjyqe, pa zhurmë e shpoti, pa besimin kriminal te disa ideologji dhe luftën që pason. Jo. Thjesht me davetin e parave publike, me tryezën e shtruar në të cilën gjendet përherë një vend për të ftuar të rinj, me të ngrënë e me të pirë, me tendera e ndere, hapje dyersh dhe falje parash. Me të gjithë këtë lyrë të qerres së korrupsionit tërësor, strukturor që ka kapluar një shoqëri që po dorëzohet. Nëse ky nuk është anadollizëm, atëherë çfarë është?

Kush nuk e kupton tashmë se pse z. Rama nuk i intereson shkatërrimi i PD-së së Bashës? Pakkush. Imagjinoni se çfarë fitoreje do të ishte në këtë klimë korrupsioni total – sot për këto që thotë z. Rama nuk foli asnjë nga penat e gazetarisë – shkatërrimi, shkrirja e PD-së. Sesi ai boshllëk që sot mbushet nga iluzioni i një opozite virtuale do të krijonte problem strategjik për pushtetin e këtij njeriu që po e ka shumë të lehtë të na tallë, të na shantazhojë, të na tregojë edhe qytetërimin sipas midesë së vet, po të bëjë edhe modën. Ndaj është e qartë se mbrojtja e të vetëve këtu dhe sot publikisht është një mënyrë e të rekrutuarit të distancë të të gjithë atyre që dinë e duan të vjedhin e që kanë edhe vota. Si ta lexosh ndryshe këtë lloj direktive? / Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook