Lidhu me ne

Kioske

Henry Kissinger – Pse Amerika dështoi në Afganistan

Nga Henry Kissinger, The Economist

Marrja e kontrollit të Afganistanit nga talibanët ka si shqetësim kryesor shpërnguljen e dhjetëra mijëra amerikanëve, aleatëve dhe afganëve të mbetur në të gjithë vendin. Shpëtimi i tyre duhet të jetë prioriteti ynë kryesor. Megjithatë, shqetësimi më thelbësor është se si lëvizi vetë Amerika për t’u tërhequr, duke marrë një vendim pa asnjë paralajmërim apo konsultim me aleatët apo me njerëzit e përfshirë direkt në 20 vjet sakrifica. Dhe pse sfida bazike në Afganistan është perceptuar dhe përcjellë publikut si një zgjidhjet midis kontrollit të plotë mbi Afganistanin dhe tërheqjes së plotë.

Një çështje e rëndësishme ka përshkuar me vendosmëri përpjekjet tona ushtarake nga Vietnami në Irak për më tepër se një brez. Kur SHBA rrezikon jetën e ushtarëve të saj, vë në lojë prestigjin dhe përfshin vende të tjera, kjo duhet bërë mbi bazën e kombinimit të objektivave strategjikë dhe politikë. Strategjikë, për të bërë të qarta rrethanat për të cilat luftojmë; politikë, për të përcaktuar kuadrin qeveritar për mbështetur atë çka rezulton si brenda vendit dhe jashtë.

SHBA ka shkatërruar veten në përpjekjet e saj luftarake për shkak të paaftësisë për të përcaktuar objektiva real dhe për t’i lidhur ato në një mënyrë që mund të mbrohet nga procesi politik amerikan. Objektivat ushtarakë kanë qenë tepër absolutë e të paarritshëm dhe ato politikë tepër abstraktë dhe eluzivë. Dështimi për t’i lidhur me njëri-tjetrin e ka përfshirë Amerikë në konflikte pa pika terminale të përcaktueshme dhe na ka shkaktuar brenda vendit mbytjen e synimeve të përbashkët në një kënetë polemikash të brendshme.
Ne hymë në Afganistan midis përkrahjes së gjerë nga publiku në përgjigje të sulmeve të al-Qaedës kundër Amerikës, të nisura nga Afganistani i kontrolluar prej talibanëve.

Fushata fillestare ushtarake u krye me efektivitet të madh. Talibanët mbijetuan kryesisht në streha pakistaneze, prej nga drejtonin revolta në Afganistan, me ndihmën e disa prej autoriteteve pakistaneze.

Por ndërsa talibanët largoheshin nga vendi, ne e humbëm fokusin strategjik. Ne bindëm veten se rikrijimi i bazave të terrorizmit mund të parandalohej vetëm duke shndërruar Afganistanin në një shtet modern me institucione demokratike dhe me një qeveri që qeveris në mënyrë kushtetuese. Një sipërmarrje e tillë nuk mund të kishte asnjë afat kohor të pajtueshëm me proceset politike amerikane. Më 2010, në një op-ed në përgjigje të shtimit të trupave, paralajmërova kundër një procesi të tejzgjatur dhe ndërhyrës sa që mund t’i kthente kundër vetes edhe afganët jo xhihadistë.

Sepse Afganistani nuk ka qenë kurrë një shtet modern. Të qenit shtet presupozon një sens obligimi të përbashkët dhe centralizim të autoritetit. Toka afgane, e pasur në shumë elementë, këto nuk i ka. Ndërtimi i një shteti modern demokratik në Afganistan, ku autoriteti i qeverisë të sundojë në mënyrë uniformë në gjithë vendin nënkupton një kuadër kohor prej shumë vitesh, madje dekadash; e kjo shkon kundër thelbit gjeografik dhe etnoreligjioz të vendit. Ishte pikërisht fraksionimi i Afganistanit, pamundësia dhe mungesa e autoritetit qendror, mbi të gjitha, që e bënë atë një bazë tërheqëse për rrjetet terroriste.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar5 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix6 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix6 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix6 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix6 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix6 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal6 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix6 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook