Mix
Alketa Vejsiu vjen me “Love Story 2”, por me ndryshime

Sezoni i ri televiziv nis me ndryshime por dhe me sezone të reja të programeve që kanë qenë në transmetim dhe më parë. Një rej tyre është ai i “Love Story” i cili këtë vit vjen në sezonin e tij të dytë.
Me disa momente nga studiot e “Love Story”, Alketa Vejsiu ka treguar se shumë shpejt do të rikthehet me këtë format në ekranin e “Tv Klan”. Moderatorja ka zbuluar edhe një risi, duke pohuar se “Love story” do të vijë edhe si emision i përditshëm.
“Këtë vit edhe me Daily Love Story. Çdo ditë në ekran”, ka shkruar ajo.
Nëse deri vitin e kaluar, kur ishte dhe hera e parë që Vejsiu dhe Grabocka sillnin këtë patentë në ekranin e “Tv Klan”, kishte vetëm një djalë për të cilin luftonin të gjitha vajzat pjesëmarrëse, këtë vit do të ketë edhe një vajzë, dashurinë e së cilës do duhet ta fitojë një prej djemve në garë.


