Radar
Rrahu gruan, habit burri në Kosovë: 2-3 shuplaka i kam dhënë, jemi të martuar…
Sadat Fejza është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka dhunuar të shoqen.
Pasi fotografia dhe të dhënat e tij u bënë publike nga organet e rendit, Fejza ka thënë se e tëra ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me gruan e tij.
Për dhunën që dyshohet se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, ai habiti teksa tha se nuk i ka bërë asgjë vetëm “dy-tri shuplaka”. Fejza deklaroi se nuk quhet dhunim nëse gruaja është e kurorëzuar.
“Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha ai.
Ai tregoi se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot “Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi ai.