Lidhu me ne

Kryesore

Rama luan me shqiptarët – E zgjodhën deputete, por Najada Çomo tërhiqet, çfarë thoshte kur garonte

E zgjodhën deputete por një ditë të bukur, ende pa nisur as punën si ligjvënëse, Najada Çomo, ish-shefja e Infektivit dorëhiqet.

Nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë pas këtij vendimi, nëse Çomo ka lakmuar pozicione më të rëndësishme në qeverinë Rama duke krijuar pakënaqësi apo nëse kjo ka qenë marrëveshja fillestare mes saj dhe Ramës.

Publikisht Rama tha se Çomo do t’i rikthehet punës në spital për shkak të variantit Delta të koronavirusit.

Por çfarë u deklaronte zgjedhësve gjatë fushatës së 25 prillit të këtij viti Çomo? “Kush më mirë se sa mua”, shprehej ajo në një videomesazh.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit në “Facebook” gjatë fushatës, Çomo shprehej se kush më mirë se ajo mund të reflektonte punën e madhe të bërë në spitalet COVID.

“Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1985, kam filluar punë në spitalin Infektiv dhe që nga ai vit unë nuk jam ndarë prej atij shërbimi. Ka qenë një punë me përkushtim, me studim, me instruktim, dhe natyrisht me dinjitet professional për t’i shërbyer pikërisht pacientëve në këtë spital.

Unë e pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot.

Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit të vendit, zotit Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë shumë shumë shumë tek masat dhe tek e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot.”– thoshte zonja Çomo, e cila ishte e dyta në listën e PS-së për qarkun e Tiranës.

Çomo ka folur në videomesazh për korrektesë. Po për korrektesën ndaj zgjedhësve që e votuan, a do ketë diçka për të thënë?!

Na mbetet të presim se cili do të jetë deputeti socialist që do zëvendësojë Çomon. Në listë është ish-ministrja Mimi Kodheli. Në Tiranë Partia Socialiste fitoi 18 mandate./ Hashtag.al

Lista e kandidatëve të PS-së dhe lista e fituesve

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore19 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook