Lidhu me ne

Kryesore

Hetimet për fikjen e radarëve rikthejnë në Kuvend, Mimi Kodhelin

Prezantimi plot bujë nga Edi Rama i mjekes infeksioniste, Najada Çomo gjatë fushatës elektorale si një kandidate-simbol’ dhe më pas futja e sigurt e saj në parlamentin e ri nëpërmjet listës preferenciale, ka rezultuar një blof.

Këtë të mërkurë në mënyrë ‘të papritur’, doktoresha dha dorëheqjen nga mandati nën ‘justifikimin’, se do të përballet në spital me valën e re të infeksionit Covid-19.

Në media dhe në rrjet kanë plasur shumë teori që përpiqen të shpjegojnë këtë lëvizje surprizë, e cila pa dyshim është ideuar nga Edi Rama. Sepse tashmë dihet që ai ta vë emrin për të qenë deputete dhe po ai, ta heq kur të dojë dhe kur të ketë nevojë.

Supozimi i parë është se Rama e ka urdhëruar Çomon që të lirojë një vendin në parlamentin e ri, për ti hapur rrugë marrjes së mandatit nga Mimi Kodheli siç edhe do të ndodh.

Por kjo mund të ishte zgjidhur shumë kollaj që përpara dorëzimit të listave në KQZ; Hiq Çomon dhe vër Kodhelin është gjëja më e thjeshtë për Ramën.

E vërteta është se në atë periudhë kur infeksioni ishte në ekspansion, Çomo e cila ndërkohë ishte bërë personazh publik duke dalë çdo natë në TV, i duhej Ramës në funksion të propagandës anti-covid e cila përveç të tjerave ishte thelbësore për ‘vitrinën’ e fitimit të zgjedhjeve.

Nga ana tjetër edhe Mimi Kodhelin kishte kohë që po e trajtonte si ‘limon i shtrydhur’ dhe e kishte sistemuar jashtë vendit, me një post honorifik në asamblenë e NATO.

Po atëherë, çfarë ndryshoi gjatë këtyre muajve të fundit, që pas 25 prillit?!

Në datën 18 gusht, pra vetëm një javë më parë, u dha lajmi i bujshëm se dy ish-truprojat e ish ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit u arrestuan në Francë dhe Gjermani.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku ishin në kërkim ndërkombëtarë nga drejtësia shqiptare, si të përfshirë në trafikun e drogës në kuadër të operacionit ‘Shpirti’.

Sipas asaj që është publikuar deri më tani nga dosja ‘Shpirti’, grupi kriminal ku ishin të përfshirë përveç shoqëruesve të Tahirit edhe zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë, kishte arritur deri aty sa që të siguronin në bashkëpunim fikjen radarëve të ushtrisë shqiptare në det për një orë, në mënyrë që të mos pikaseshin skafet me drogë që niseshin nga Shqipëria drejt Italisë.

Për këtë të dhënë e cila konfirmohet në detaje edhe nga një i penduar në Itali, SPAK, po vazhdo me intesitet hetimet në bashkëpunim me partnerët e huaj.

Për periudhën në fjalë, ministre e Mbrojtjes ka qenë Mimi Kodheli. Edhe atëherë pas arrestimit të vëllezërve Habilaj, pati akuza dhe të dhëna për fikjen e radarëve në shërbim të narko-trafikantëve, por vetë Kodheli dhe Rama i mohuan me forcë.

Zhvillimi i ri është se dy ‘kompetentë’ të asaj që ka ndodhur, ish truprojat e Tahirit, tashmë janë në duart e SPAK dhe të agjencive të huaja anti-drogë.

Kanë qenë të shumta lajmet e pakonfirmuara se Hekuran Marku dhe Agustin Deda kanë rënë dakord në parim, për të fituar statusin e të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë dhe nëse SPAK ka ecur përpara me seriozitet me hetimin e dosjes ‘Shpirti’, atëherë kuptohet qartë kjo lëvizje ‘e papritur’ e Ramës për ti dhënë imunitet ish-ministres nga e cila vareshin radarët në atë kohë.

Nga ana tjetër kjo zgjidhje ka qenë e pranueshme edhe për doktoreshë Najada Çomon, sepse do të vazhdojë që të qëndrojë ‘në krye të detyrës’ në këtë valë të tretë infeksioni, nga e cila pritet që të rimbushen spitalet anti-covid.

Për të qenë në vijë të parë të luftës siç thotë vetë ajo, por edhe për të ‘luftuar’ kundër korrupsionit që ndodh në këto spitale ku sipas raportimeve dhe dëshmive të qytetarëve, një kurim të shkon deri në 3 mijë euro pa llogaritur pjesën e ‘Tireve’ që të vijnë vërdallë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook