Lidhu me ne

Kryesore

A duam ta luftojmë krimin e organizuar?

Nga Dom Gjergj Meta


A duam ta luftojmë krimin e organizuar?

Atëherë duhet aleancë shtet-qytetari në emër të ligjshmërisë. Kjo kërkon që shteti t’i presë rrënjët e krimit tek vetvetja, ndërsa qytetarët të edukohen e ndërgjegjësohen me ligjin dhe të drejtën duke mos ushqyer mentalitetin e më të fortit tek fëmijët dhe të rinjtë e tyre.

Aleanca e shtetit me krimin dhe e qytetarisë me më të fortin, pjell sundimin e paligjshmërisë, kaosin dhe ankthin në jetën shoqërore.

Krimit nuk i duhet pranuar asnjë nder, asnjë votë, asnjë qindarkë, asnjë dhuratë, sepse të mban të lidhur përgjithmonë, qoftë edhe me një fije të hollë.

Ligjshmëria kushton mund dhe sakrifica, ashtu sikurse u kushtoi Borselino-s dhe Falcone-s, por ama përkushtimi ndaj ligjshmërisë është drita jeshile drejt një shoqërie të denjë dhe të drejtë. Ne jemi ende në shpërgenjt e një reforme në drejtësi, por që do të dështojë nëse përkrah ka një shtet të lidhur me krimin dhe një qytetari justifikuese të modelit të më të fortit.

Nuk është (nuk mund të pretendojë) shteti i vetëm ai që e lufton krimin, nuk mundet. Do të dështojë nëse mendon se nuk ka nevojë për qytetarët (cives).

Qytetarët nuk do të jenë kurrë të qetë nëse ia delegojnë shtetit krejt përgjegjësinë e tyre qytetare për të denoncuar apo më keq duke ushqyer krimin me heshtjen dhe indiferencën e tyre.

Shteti dhe qytetarët nuk janë armiq, nuk janë anët e një dialektike ku njëri urdhëron ose ndëshkon, kurse tjetri bindet ose pëson. Ky do të ishte komunizëm, ku shteti mendonte për gjithçka dhe mbante vendin me spiunë.

Një shoqëri e jetushme demokratike bëhet kur shteti dhe qytetarët e konsiderojnë veten si të njëri-tjetrit. Duhet të dalim nga mendësia komuniste e shtetit si ndëshkues apo gjithkontrollues i shoqërisë aq më keq si armik.

Shteti duhet të heqë dorë nga mendësia e shtetit-parti, ku partia di gjithçka dhe sillet me arrogancë. Kapilariteti i qytetarisë ndihmon shtetin në detyrën e tij për të garantuar rendin dhe demokracinë.

Kjo sipas mendimit tim është rruga e vetme për të luftuar krimin e organizuar që është një gangrenë e jetës tonë shoqërore.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook