Lidhu me ne

Radar

Filmat shqiptarë me të cilët kemi qarë të gjithë

U ndjemë papritur të përmalluar për filmin, teatrin, muzikën, artistët dhe kuturën e para viteve 90 dhe fëmijërinë tonë, ndaj vendosëm që përmes një serie artikujsh të përditshëm të rikujtojmë të shkuarën, figurat e mëdha të artit shqiptar por dhe traditat e vjetra. Mirë se vini në ‘Javën e nostalgjisë shqiptare’!

Zemra e nënës – Filmi flet për një grua të moshuar të cilën e luan aktorja e madhe Tinka Kurti. Ajo jeton vetëm dhe në këtë vetmi përfytyron nipërit dhe mbesat duke i kthyer në kukulla e duke biseduar çdo ditë me ta.

Vjen një çast dhe të gjithë fëmijët afrohen për t’i marrë pasurinë. Por ajo nuk ka çfarë tu japë përveç kukullave. Në fund të filmit tregohet sesi trashëgimtarët duke kërkuar pasurinë shqyejnë njëri-tjetrin.

Ky film na ka bërë për të qarë të gjithëve dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur një aktore si Tinka Kurti e ka luajtur në perfeksion duke e përcjellë tek publiku vetminë dhe dhimbjen e gruas së moshuar, të braktisur nga fëmijët.

Debatik – E kush nuk ka qarë me vdek.jen e Colit? Filmi “Debatik” i prodhuar në vitin 1961 flet për një grup fëmijësh që krijojnë organizatën e tyre anti-fashiste të cilin e quajnë me emrin “Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste).

Një djalë i varfër dhe jetim, Coli bëhet pjesë e grupit Debatik. Ai shkon të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por e vra.sin gjatë këtij aksioni. Filmi mbaron kur xha Demiri e gjen të vde.kur Colin dhe e merr në karrocë

Lulëkuqet mbi mure – “Sulooo”, zëri i fëmijëve të jetimores kur panë shokun e tyre të vri.tej natën në murin e jetimores, ka mbetur edhe sot në memorien e të gjithë shqiptarëve.

Jetimin Sulo kujdestari e kishte vënë për të spiunuar shokët e tij dhe nga frika e presioneve të vazhdueshme ai përpiqet natën të kapërcejë murin e jetimores por patrulla italiane e vr.et.

Gjeneral gramafoni – Muzika vajtuese kaba me klarinetë nga filmi “Gjeneral Gramafoni” mbahet mend dhe dëgjohet sot e kësaj dite. Momenti i cili i ka bërë të gjithë të qajnë tek ky film është kur Halit Berati i bie klarinetës para një fëmijë i cili qan me dënesë.

Tingujt e klarinetës e bëjnë vogëlushin të pushojë e madje t’i rikthehet buzëqeshja. Jua rikujtojmë këtë moment me videon e mëposhtme, transmeton Xing.al.

Malet me blerim mbuluar – Pla.gosja e Lilos në filmin “Malet me blerim mbuluar” na ka bërë të qajmë gjithashtu. Lilo Labja u pla.gos gjatë Iuftës dhe Kapua, Jahua, Peliçeli dhe Zeneli duhet ta çojnë Lilon drejt spitalit partizan. Pranverën tjetër Jahua dhe shokët e tij kthehen për ta marrë Lilon në spital por e gjejnë me këmbën e pre.rë. Nëse ju kanë bërë për të qarë filma të tjerë shqiptarë që nuk janë në këtë listë, komentoni.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix9 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix9 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix9 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar9 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix9 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike9 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix9 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix9 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix9 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook