Mix
Anwar Hadid e quan Dua Lipën “vajzën e ëndrrave”
Ditën e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka festuar ditëlindjen, duke mbushur 26 vite jetë.
Artistja është uruar nga shumë persona në këtë ditë të rëndësishme, mirëpo urimi më i veçantë i ka ardhur nga i dashuri, Anwar Hadid.
Vëllai i motrave të famshme, Gigi e Bella Hadid, ka postuar në Instastory një foto të Duas, krahas së cilës ka shkruar: “Urime ditëlindjen vajza e ëndrrave të mija. Do të të dua përgjithmonë”.
Këngëtarja dhe Anwar janë në lidhje që nga viti 2019. Madje disa ditë më parë, ata kanë vizituar Shqipërinë, së bashku me familjen e Duas.