Kioske
Kurvat- Definicion
Kurvat- Definicion Nga Habjon Hasani
Ushtaret pushtuan nje fshat te vogel dhe i perdhunuan te gjitha grate, perveç njeres qe arriti t’i rezistonte agresorit te saj, e theri ushtarin ndersa defrente dhe me pas ja keputi koken.Pasi ushtaret defryen, u larguan nga fshati per t’u kthyer ne bazen ushtarake, atehere te gjitha grate u veshen, dolen nga shtepia dhe u mblodhen ne sheshin e fshatit duke qare me denese.
Perveç njeres, njera nuk qante.Sepse ajo doli nga shtepia me koken e prere te ushtarit qe e mbante ne dore, e gjithe krenari ju drejtua te tjerave:Vertet menduat se do e lejoja te me perdhunonte ky, pa me vrare ai mua ose pa ja prere une gurrmazin?
Grate e fshatit pane njera tjetren ne sy, me konsensus thuajse telepatik ato vendosen qe zonja ne fjale duhej eleminuar, duhej zhdukur, krenaria dhe nderi qe ajo perfaqesonte do i vinte ne siklet te madh gjithe grate e tjera te fshatit, sepse kur burrat e tyre te ktheheshin serish ne fshat do i pyesnin:“Po ti, pse nuk rezistove njesoj si Ajo qe i preu koken agresorit?
”Dhe e vrane ne pabesi te vetmen femer te fshatit qe jo vetem perfaqesonte luften per krenari dhe prestigj, por njeheresh ishte etalon dhe deshmitare e dobesise se grave te tjera.
Keto jane kurvat. Si ne fshat si ne OKB.