Lidhu me ne

Kioske

Si ta kuptosh që je komunist


Nga Edison Ypi

Të bësh si i ditur, si patriot i thekur, si nacionalist, si vigjilent, të shpartallosh armiq e tradhëtarë, të japësh këshilla duke u fshehur pas pseudonimit, s’je asgjë tjetër përpos një derr komunisti që s’e ke shokun.

T’ia hedhësh në kurriz të gjitha fajet apo të falenderosh për të gjitha të mirat 1 njeri të vetëm, je komunist i rrezikshëm, je komunist kërrmë, komunist lëpirës.

Ta përgojosh Ambasadoren e Amerikës vendit që tundi Botën shpenzoi 30 miliardë dollarë me ta fal Kosovën, je absolutisht dhe dedinitivisht më komunist se kurvi, më bolshevik se Lenini, më krriminel se Stalini. Se edhe ata s’u linin kusur ambasadave dhe ambasadorëve. Por nuk i besonin as vetë. E bënin për propagandë. Ndërsa ti copa e mishit armatosur me Internet dhe Fejsbuk, hajvanllëqet për ambasadorët i thua seriozisht.

Të mos ndjesh aspak lumturim, por vetëm mall, vetëm nostalgji, për Teatrin kriminal propagandistik që u shemb, je komunist 24 karat.

Ta quash dikend që ka vuajtur në burg ose internim, Shkrimtar ose Poet vetëm pse ka krrejtur ca vjershëza, duhet me ta shtyp kokën urgjentisht. Është nga symptomat më të rënda të “Zgjebus Komunistus” prej së cilës sëmundje vdekjeprurëse nuk ka shpëtuar ‘kush deri më sot, dhe pas pak do ngordhësh ngadalë duke uluritur nga dhimbjet.

Të mos kesh qënë kurrë brenda ndonjë kishe apo xhamie, je një komunist i pafytyrë dhe i pashpirt, komunist adhurues i dynamitit, komunist i 1967-ës.

Nëse dikend që punon, djersit, fiton, e quan “qen i punës” ose “qen i lekut” je komunist orwellian.

Të mos e kërkosh kuponin tatimor kur nuk ta japin, ose ta refuzosh kur ta japin, je komunist safi’.

Ta dekurajosh tjetrin duke i thënë “a u lodhe ?” sapo del nga shtëpia që në mëngjes, je komunist vjetnamez.

Të shpërndash gjithandej falenderime për X apo Y lider se na bëri rrugët apo na nxorri në dritë, je adhurues i kurvit, je dishepull i Mao Ce Dunit, je komunist kinez.

Të habitesh dhe të prishesh me një mik për të vetmen arsye se nuk mendon politikisht njëlloj me ty, je komunist bodrumesh maksiste, komunist komitetesh, stalinist sloganesh.

Të vejë mendja se ata që s’mendojnë si ty duhen shfarosur, je komunist junglash hindokine, kriminel kamboxhian, komunist khmer.

Të kesh bindjen se të gjithë lebërit dhe të gjithë tropojanët janë komunista, je vetë komunisti më i ndyrë.

Të lexosh me ankth artikuj gazetash ku të mësosh kush ja futi e kujt ja qiti gjatë diktaturës, je një komunist nepotik lindur e rritur mes rrenash komuniste, lyer duart me gjak.

Të kesh sadopak nostalgji për kohën e mbledhjeve të kolektivit dhe aksioneve vullnetare, për kohën kur rrinit bythë më bythë dhe spiunonit njëri-tjetrin, më komunist se kaq nuk bo nona.

Të japësh leksione patriotizmi duke u mbështjellë me flamur kuq e zi me shkabë në mes, je një komunist i neveritshëm folklorik që s’i duhesh as dreqit.

Të kesh bërë ose blerë, për shembull në Kanada, vilë me paret e mercenarizmit politik, me paret e dallavereve ose privatizimeve të paligjshme në Shqipëri, dhe të ngresh prej andej flamurin e rreckosur e të pocaqisur të ndershmërisë patriotike me fjalor propagandistik, je komunisti më kriminal në fytyrë të dheut, je pisi politik më i neveritshëm që meriton të shkulet gjuha me pincë dhe të nxirren sytë me pirun, të merret fryma dhe të ngordhësh në shtyllën e turpit i mbuluar me pështymën e kalimtarëve.

Të jesh thjesht një sharlatan, një injorant, një budalla, që mbahesh për i përndjekur, dhe veçse për interesa materiale, me shpatën e vigjilencës donkishoteske korr armiq në hava’ duke pirë kafe gjoja antikomuniste me të ngjajshmit e tu, je një cop muti, je një komunist i pakurueshëm, je një zagar, një zorraxhi kafenesh.

Të jesh pinjoll nomenklature, ta kesh pasur babain, për shembull, prokuror, dhe pasi ke lëpirë kockën që të kanë hedhur të bësh si Lenini i kapitalizmit, je një komunist i lindur, një komunist i pakurueshëm.

Të kesh qënë spiun i Sigurimit dhe, në përpjekje për ta larë mutin me shurrë, ushtron atë sportin e njohur të hedhjes së hijes së dyshimit mbi njerëz krejt normalë që me Sigurimin s’kanë pasur asnjë lidhje, je vrroma komuniste më e ndyrë, duhesh lidhur.

T’ia numurosh një nga një heroizmat një antikomunisti të shquar, me të njëjtën gjuhë, të njëjtim stil, të njëjtat patetika, si i numuroheshin heroizmat “partizanëve heroikë”, je nga komunistat më të rrezikshëm.

Të ndjekësh natë për natë në televizor programe gjoja investigative që në fakt janë manovrime gjobvënëse bazuar mbi spiunllëkun, je komunist budalla.

Të mos pranosh ose ta refuzosh të vërtetën uluritëse se pa llaftaritë e pushkatimeve, tmerret e burgjeve, skëterrën e internimeve, Lirinë që kemi sot s’do e shihnim as në ëndërr, je një komunist bastard që njeri s’bëhesh dot kurrë.

Ta besosh rrenën trashanike se Partia Demokratike do vijë ndonjëherë në pushtet, të jesh komunist ku ma gjen. Je kafshë, shtazë, hajvan, gomar, budalla, idiot.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore12 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar13 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook