Lidhu me ne

Gatime

Majoneza / Receta e Duhur e Përgatitjes së Majonezës në Shtëpi

nga AgroWeb

Majoneza perfekte e shtëpisë kërkon 4 përbërës që i gjeni lehtësisht në shtëpi dhe vetëm pak minuta. Foto: Flickr

Asnjëherë nuk jemi të sigurt me listën e përbërësve në majonezat e gatshme që gjejmë në treg.

Përbërësit e çuditshëm në majonezën e tregut si yndyrnat e ngopura vegjetale, aditivët e shijes dhe konservantët sjellin probleme me kolesterolin e keq, shëndetin e zemrës dhe presionin e gjakut.

Studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit kohët e fundit konkluduan se marrja e një sasie të madhe të yndyrnave të ngopura çon në rritjen me 18 përqind të rrezikut të sëmundjeve të arterieve koronare.

Megjithatë, duke zëvendësuar vetëm një pjesë të yndyrnave të dëmshme me të njëjtën sasi të yndyrnave të shëndetshme si vaji i ullirit shoqërohet me rënie të rrezikut me 6-8 për qind.

Majoneza perfekte e shtëpisë kërkon 4 përbërës që i gjeni lehtësisht në shtëpi dhe vetëm pak minuta.

Majoneza e shëndetshme është një kombinim i yndyrës së mirë, lëngut të limonit të freskët, të verdhës së vezës dhe kripës.

Më poshtë do të gjeni recetën bazë të përgatitjes së majonezës në kushtet e shtëpisë sipas rekomandimeve të AgroWeb.org.

Majoneza në Kushtet e Shtëpisë

Koha: 5 minuta

Sasia: 250 ml

Përbërësit

2 vezë të mëdha të ruajtura në temperaturë ambienti

2 lugë çaji me lëng limoni të freskët ose uthull molle

1 gotë (200 ml) me vaj ulliri cilësor

Gjysëm luge kafeje me kripë të bluar hollë

Majoneza, disa sekrete të përgatitjes

Përdorni vezë të ruajtura në temperaturë ambienti. Vezët e ftohta nuk arrijnë të formojnë një majonezë të trashë.

Gjithnjë përdorni lëngun e limonit të parin. Ai ndihmon të shpërbëjë proteinat tek të verdhat e vezëve dhe garanton një bashkim dhe shkrirje të njëtrajtshëm.

Mos u ngutni kur të përdorni vajin. Niseni ngadalë dhe me disa pika deri sa të kuptoni që majoneza ka nisur të trashet. Pasi të jetë trashur, ju mund ta hidhni vajin në majonezë më shpejt

Përdorni kripë të imët deti dhe shtojeni në majonezë nga pak. Kini kujdes sepse majoneza ka tendencën të bëhet tepër e kripur shumë shpejt.

Përdorni vetëm lëng të freskët limoni. Lëngu i gatshëm i jep majonezës një shije të çuditshme.

Udhëzimet

1) Mblidhini të gjithë përbërësit dhe përdorni një enë me grykë të gjerë dhe të lartë që do t’ju ndihmojë në rrahjen e majonezës

2) Ruajini të bardhat e vezëve për salca të tjera. Të verdhat e vezëve hidhini në enën e ndarë për rrahjen e majonezës.

3)Shtoni lëngun e freskët të limonit në enë së bashku me të verdhat e vezëve dhe rrihini mirë. Të verdhat përmbajnë lecithinë, një substancë ndërlidhëse që ndihmon në lidhjen e përbërësve.

4) Shtoni vajin ngadalë me nga një pikë ndërkohë që vazhdoni me rrahjen dhe përzierjen e përbërësve.

Kur majoneza nis të trashet, rriteni dozën e vajit, por hidheni ngadalë dhe rregullisht. Nëse vaji nuk tretet në majonezë, atëherë mos hidhni më por vazhdoni ta rrihni majonezën deri sa vaji i hedhur të jetë lidhur tërësisht.

5)  Nëse majoneza është tepër e trashë, atëherë shtoni një lugë çaji me ujë deri sa të arrihet niveli i dëshiruar.

6) Pasi të keni hedhur të gjithë vajin, do të vini re se majoneza do të jetë e trashur. Shtoni kripën dhe pak ujë nëse dëshironi një majonezë më të hollë.

Majonezën mund ta ruani të mbuluar në frigorifer për 5 ditë.

Nëse majoneza nuk trashet mjaftueshëm

Nëse keni arritur në gjysmën e punës, por majoneza nuk trashet, atëherë mund të shtoni edhe një tjetër të verdhë veze dhe ta rrihni pareshtur.

Shtoni vaj edhe pak më shumë se sasia e rekomanduar, por kujdes me kripën. /AgroWeb.org

A keni edhe ju një metodë tuajën për përgatitjen e majonezës në shtëpi? Ndajeni me AgroWeb në Facebook.

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix17 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix18 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix19 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix19 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar20 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix20 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix20 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix20 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal21 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook