Lidhu me ne

Kioske

Ramën e korruptuar nuk e mund dot korrupsioni i Bashës

Nga Arben Ristani

Rama keq qeveris. Këtë shqiptarët e ndjejnë në kurriz çdo ditë. Keq qeverisja ka brenda çdo gjë të mbrapshtë që ne shohim e ndjejmë, korrupsionin, vjedhjen e grabitjen e pasurisë kombëtare, blerjen e manipulimin e zgjedhjeve, arrogancen dhe paaftësine e administrates, etj etj.

Kete e dime, e thonë përdite ne media, e thotë me forcë opozita, e dëgjon nga njerëzit ne shtepi, ne rruge, ne kafene, kudo.

E thote edhe Departamenti i Shtetit ne Amerike. Per nje aspekt shume te rendesishem si jane zgjedhjet, e thote edhe raporti i ODIHR, kur psh, thekson se, fenomeni i shitblerjes se votes eshte i dukshem dhe i perhapur.

Per sa i perket gangrenes me emrin korrupsion, z Dritan Shano, ne nje shkrim te fundit, tregon nje veshtrim me te gjere te situates ne vend.

“Kostot e korrupsionit të opozitës, thote z. Shano, perceptohen si dyfish përkundrejt korrupsionit të qeverisë.

Kjo sepse, të gjithë kalkulojnë riskun për investimin në të ardhmen dhe askush nuk kalkulon riskun e asaj që ka në xhep, qoftë kjo edhe një vrimë.

Njerëzit, korrupsionin e qeverisë e shohin si korruptim të së tashmes, ndërsa korrupsionin e opozitës e shohin si korruptim të së ardhmes së tyre”

E thene keshtu, ne parim Shano ka te drejte.

Ne thelb duhet pare, a eshte vertet e korruptuar opozita, ose perse eshte ngritur ky perceptim?

Se pari korruptimi i parimeve demokratike krijon shtratin e ngrohte per korruptimin me para ne dore, biznese te favorizuara dhe prona.
Opozita e z.Basha ka shembuj te forte te korruptimit te parimeve demokratike ne funksionimin e partise.

Procesi per zgjedhjen e kryetarit te PD, e kam shkruar ne menyre te detajuar, ishte ne kundershtim me rregullat statutore te partise.

Me gjithe kerkesat dhe shprehjet e mendimit, kunder veprimeve qe u kryen ne kete proces, jo vetem qe nuk pati transparence dhe pergjigje, por e kunderta, pati tallje dhe sjellje arrogante qe shkuan deri tek deklarime te tipit: po i bejme zgjedhjet per kryetar shpejt qe te mos pengojme turizmin.

Kuvendi i jashtezakonshem i PD, nuk mori asnje vendim te jashtezakonshem.

Analizoi sjelljen e kundershtarit politik pa u lejuar analiza e vetes, ndryshoi statutin duke shperndare me shume spaleta per kedo qe ka nevoje per to, ktheu KK nga organi me i larte vendimmares ne organ keshillimor te kryetarit dhe ne kundershtim flagrant me statutin nderpreu mandatin e KK, duke zgjedhur nje te ri, me 5400 vota nga 1500 te pranishem ne Kuvend.

Ne PD qe drejton z.Basha, nuk ka vendimmarrje kolegjale, nuk ka gare, nuk ka sistem te vleresimit te kontributeve, nuk ka sistem kariere etj etj.

Nga Korca vjen nje shembull se fundmi.

Kryetari, sekretari dhe shume te tjere nga kryesia e PD Korce, dhane doreheqjen nga funksionet, duke deklaruar se:

“Jemi te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD
Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .

Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes”
Eshte ky nje shembull tjeter i konsolidimit te perceptimit se lidershipi i PD ka moral dhe vlera te korruptuara.

Se dyti, po realisht eshte i korruptuar lidershipi i PD?

Shume shkruhet ne mendja, ndoshta edhe me ndikimin e kundershtarit politik, per vila ne Tirane, Durres e Palase, per biznese gjithnje ne ngritje nderkohe qe ekonomia e vendit eshte ne krize, per aksione politike qe lihen ne mes pasi rregullohen ca pune, per gjoba ndaj bizneseve nga foltorja e deklaratave per shtyp, etj etj.

Sidoqofte mendja ta do qe shtrati i korruptimit moral nuk eshte ngrohur kot.

Shto ketu edhe deklarime si ai i deputetes se PD, e cila, pasi u pyet per oferten e Rames per bashkpunim, u shpreh se: oferta do te ishte serioze vetem nese me bashkpunim nenkuptoheshin projekte te rendesise se vecante kombetare si ai i portit luksoz te Durresit.

Me te drejte publiku pyet pastaj, pse deputetja me bashkpunim nuk nenkupton, nisjen e punes per reformat politike, kushtetuese, zgjedhore, integruese, por mendjen e ka te ppp e portit ne Durres?

Trrulloset me teper publiku ne vazhdim, kur del administratori i kunatit pjese e kompanise qe synon te njejtin projekt qe kerkon deputetja.
Vazhdon me tutje, ne shkrimin e tij, z.Shano se: ” Shqiptaret e kanë më të thjeshtë të pranojnë të tashmen si fatalitet sesa të zgjedhin me dorën e tyre një të ardhme njësoj të korruptuar me kosto kaq shumë të lartë”.

Konkluzioni, nuk mundet Rama me te njejtin model dhe nuk i japim fund keqqeverisjes se vendit, duke keqqeverisur opoziten.

Nderkohe, demokratet e kane sot nje manifest me teza te perpunuara qarte dhe me vizion se si partia e tyre behet me e madhe se kryetari, me e madhe se vetevetja, si punohet per tu riorganizuar dhe per te ngjallur besim ne menyre qe shqiptaret te te votojne masivisht.

Thjesht pak guxim korcari duhet, per te thene te verteten, per tu bere bashke me demokratet dhe per tu ringritur mbi vlerat tona me te mira dhe mbi moralin e paster.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix7 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar7 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar7 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore13 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix13 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook