Kritike
Adi Krasta kritikon Yuri Kim: Madame ambasadore jeni diplomate e dobët, zhvlerësimi juaj është i pandalshëm

Gazetari Adi Krasta ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pas qëndrimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë me ish kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes së tij “non-grata”.
Moderatori i “A Show” te Tv Syri, e cilëson Yuri Kim si një diplomate të dobët.
“Madame AmbassAdor-Jeni një diplomate e dobët!”, thotë Krasta duke shtuar në Twitter se:
“Zhvleresimi i ambasadorëve te huaj ne Shqipëri është i pandalshëm. Për herë të parë shqiptarët janë të pafajshëm”, shkruan Krasta.