Lidhu me ne

Gatime

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes, në mënyrë që të mos shtojmë peshë

Mëngjesi është pa kurrfarë dyshimi vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Falë tij, organizmi merr energjinë dhe ushqyesit e nevojshëm për t’u përballur me sfidat e ditës. Ky vakt është i rëndësishëm edhe për metabolizmin, por si në çdo pikë të jetës, koha është gjithçka.

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

Ekspertët këshillojnë që vakti i parë i ditës duhet konsumuar brenda një ore nga zgjimi. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse i përmbaheni këtij orari, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm të performancës fizike dhe mendore. Për më tepër, ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar mund të frenojë edhe nepsin e darkës. Darka ka tendencën t’i shëndoshë njerëzit sepse në mbrëmje, njeriu e ka të pamundur të djegë kalori. Nga ana tjetër, nëse nuk dilni nga shtëpia pa ngrënë, rreziku i diabetit do të ulet. Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën Physiology, sipas të cilit mëngjesi përmirëson djegien e kalorive dhe zbut ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Konsumimi i mëngjesit dhe aktiviteti fizik

Njerëzit që kryejnë aktivitet fizik duhet të hanë dy mëngjese. Kjo do të thotë se përpara se të kryejnë aktivitet fizik, pra ecje apo në palestër të konsumojnë karbohidrate të shëndetshme. Këtu përfshihen: frutat, tërshëra dhe patatja e ëmbël. Këto ushqime përthithen dhe treten më lehtë dhe shërbejnë si burim energjie. Pasi të keni përfunduar aktivitetin fizik mund të hani një mëngjes të dytë. Ai duhet të përmbajë perime, proteina, yndyrna të shëndetshme dhe një sasi të vogël karbohidratesh. Njerëzit që nuk janë gati të angazhohen me një vakt të tillë, mund konsumojnë ushqimet e mbetura nga mbrëmja e mëparshme ose të pinë një lëng të plotë me fruta dhe perime. Ngrënia e mëngjesit është një zakon shumë i shëndetshëm. Ai ndihmon përqendrimin në punë, zbut oreksin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix15 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix15 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix15 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar15 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix15 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike15 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix15 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix15 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix15 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook