Radar
Kur do përfundojë helmimi i Fierit? Subashi-banorëve: Edhe pak ditë, deri në 30 gusht!

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës për katastrofën mjedisore në Fier, ku prej 4 ditësh plehrat po digjen duke krijuar një re gjigande tymi mbi qytet që helmon banorët. Mes rreshtave kuptohet se situata do të zgjasë ende disa ditë për banorët e Fierit.
“Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë” shkruan Subashi, ndërsa gjen kohë të japë përgjigje për kundërshtarët politike, në një situatë kur ndërhyrja e bashkisë është jetike për shëndetin e qytetarëve”.